Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në Sarandë në lagjen nr. 1.
Sipas policisë, viktima është shtetasi me inicialet L.Z 28 vjeç, banues në Fushë-Veri të Delvinës. Dyshimet e para flasin se 28-vjeçari mund të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje.
Një grup hetimor i ngritur për këtë rast po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë
Informacion paraprak
Më datë 04.10.2018, në orën 14:20, në lagjen nr.1 Sarandë, është marrë njoftimi për një person të pajetë në një prej rrugicave të kësaj lagjeje.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i pajetë i përket shtetasit L. Z, 28 vjeç, banues në Fushë-Veri Delvinë.
Shtetasi L. Z, ka qenë në punë e sipër duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proçeduriale në lidhje me ngjarjen.
(B.B/ Faxweb.al)