Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘’Lord Bajron” në kryeqytet.Trupi i pajetë i përket seksit mashkull dhe mendohet që të jetë rreth 40 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa mësohet që kufoma është në stade të avancuara dekompozimi.
Policia dhe ambulanca e morgut kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e viktimës.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post