Teksa Valdrin Pjetri pritet të rrëzohet nga ligji i dekriminalizimit, ç’ka do ti bënte nul zgjedhjet në Shkodër, deputeti Lefter Maliqi ka një propozim për emrin që duhet të drejtojë pushtetin lokal në qytetin verior.
Me ironi Maliqi hedh propozimin që Pjetrin në krye të bashkisë ta zëvendësojë vetë Rama me qenë se pas votimeve moniste përfaqëson shumicën e shqiptarëve.
‘’Dhe me Ramën me tre funksione si kryeministër, ministër i Jashtëm dhe kryebashkiaku i Shkodrës e sigurt që në 18 tetor hapen negociatat për në BE’’, shkruan me ironi Maliqi.
Postimi i plotë:
Une mendoj qe Rama te komandohet Kryebashkiak ne Shkoder mqse pas zgjedhjeve moniste te 30 Qershorit mikun e tij Valdrinin e kap dekreminalizimi.Rames i pershtatet te jete dhe Kryebashkiak mqse pas zgjedhjeve moniste perfaqeson shumicen e shqiptareve si p.sh ne Shkoder perfaqeson 8% te votuesve! Por kostituimin e keshillit bashkiak monist dhe betimin ta beje ne prani te mikut te tij Vuçic.
Mendoj qe Presidenti te ruaj qetesin dhe te kete besim mos te shpall date tjeter zgjedhjesh ne Shkoder se Rama Kryeminister,minister i jashtem dhe kryebashkiak ne Shkoder i bene shume mire detyrat,vendi po lulezon si ne qeverisjen qendrore si ne qeverisjen vendore dhe ne ate diplomatike ku me Ramen me keto 3 funksione e sigurt qe ne 18 tetor hapen negociatat
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post