05:57 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gjendja e arsimit lë për të dëshiruar”, kreu i SPASH: Mësuesit shqiptarë kanë pagat më të ulta në rajon

15:50 | 01/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjendja e arsimit lë për të dëshiruar”, kreu i SPASH: Mësuesit shqiptarë kanë pagat më të ulta në rajon

I ftuar sot në studion e Fax news për të folur për protestën që mësuesit kanë zhvilluar paraditen e sotme dhe gjendjen e arsimit në Shqipëri  ka qenë Nevrus Kaptelli presidenti i SPASH( Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar).

Kaptelli thotë që gjendja e arsimit në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar dhe reformat e këtyre 6 viteve nga qeveria Rama kanë qenë jo produktive. Eksperti nënvizon faktin që mësuesit shqiptarë nuk marrin trajnim bashkëkohor si kolegët në rajon.

“Gjendja e arsimit le shumë për të dëshiruar. Ministria e Arsimit është e mbushur me persona që nuk kanë lidhje me të. Ne si sindikatë jemi të pakënaqur  nga politika e qeverisë këto 6 vite, nisur që nga momenti kur na kërkuan të testoheshim. Testimi nuk ishte i drejtë. Asgjë nuk është bërë për trajnimin e mësuesve me teknologjinë bashkëkohore siç ka bërë Kosova apo Maqedonia.” u shpreh Kaptelli.

Një pikë të rëndësishme që Kaptelli nënvizon është  që reformat e reja të ndërmarra nga Ministria e Arsimit dhe qeveria kanë zbehur punën e mësuesit me nxënësit dhe se janë shtuar shumë praktikat burokratike. Kreu i sindikatës shton se ndaj tyre nuk janë mbajtur disa premtime të rëndësishme.

“Në emër të reformave të tyre qeveria ka rënduar punën e mësuesit duke e kthyer atë vetëm në burokraci.  Mësuesit i lihet shumë pak kohë për mësimdhënie. Para se të vintë në qeveri na është premtuar nga kryeminisrti për rritje të buxhetit për cilësin ë e mësimdhënies. Nuk është mbajtur premtimi i rrogës së 13-të” vijoi më tej Kaptelli.

Kaptelli thotë që sot ishte një ditë domethënëse për të protestuar pasi 1 Maj është dita e posaçme ku arsimtarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre.

“Kemi ngritur zërin dhe herë të tjera por protesta e sotme ishte e veçantë se për më shumë se 40 vite  1 Maj është trajtuar si ditë feste. Menduam ti bëjmë thirrje mësuesve që 1 Maj të jetë një ditë proteste për të kërkuar të drejta për kushte më të mira pune, për paga më të larta.” u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij kreu i SPASH thotë që qeveria duhet të jetë e qartë dhe transparente me reformat që ndërmerr, dhe se është shumë e vështirë të ketë një arsim cilësor pa kushte në shkolla.

“Asnjë mësues nuk merr më shumë se 2 mijë lekë shtesë. Ndërkohë që buxheti i arsimit duhet të jetë jo më pak se 5% e GDP. Nuk mund të ketë një arsim cilësor pa laboratore, pa kabineteve, pa kushte. Në Tiranë pjesa më e madhe e shkollave kanë qenë pa ngrohj.” vijoi më tej Kaptelli.

Për ekspertin është e rëndë që pagat e mësueve janë katandisur në këtë mënyrë.

“Kemi marrëdhënie me sindikatat e rajonit dhe ata kona kushte shumë më të mira. Pagat e mësuesve janë më të ulta në të gjithë rajonin. Duhet të rriten pagat dhe të jenë transparent në reformat që ata marrin.” tha eksperti.

Kaptelli thotë që ka një moszbatim të ligjit dhe se për një ecuri më të mirë të reformave duhet të merren në negociata dhe partnerët e tretë siç janë sindikatat.

“Ne i kemi trajtuar vazhdimisht problemet tona me Ministrinë e Arsimit. Por këtu te ne ka një moszabtim të ligjit. Kërkojmë të zbatohet aktet ligjore dhe nënligjore dhe gjithonë të konsultohen me ne si partnerë në mënyrë që të jenë sa më frytdhënëse. Kemi ngritur disa herë komisjone për të zgjidhur problemet e mësueve.

Ne presim që të ulemi në tavolinë dhe Ministria të na thërrasë për çdo problem. Është e nevojshme që ne të përfshihemi dhe të japim mendimet tona”  tha Kaptelli.

Në fund eksperti thotë që ka shumë raste të punësmit politik dhe se shumë reformat ë ndërmarra si psh shkrirja e disa drejtorive nuk janë menduar mirë.

“Ligji nuk zbatohet. Janë bërë disa gjëra të mira  porn ë rrethe të veçanta kriteret e punësimit nuk zbatohen. Drejtori i  Dibrës është agronom. U deshën 3 muaj të kishte reagim nga instancat kryesore.

Shkrirja e disa drejtorive është bërë pa u konsultuar me partnerët e tjerë që jemi ne. Nuk është pilotuar si project. Kjo gjë e ka dëmtuar arsimin. Duhet të merret vendimi i sindikatave” përfundoi Kaptelli.

(j.b/faxweb.al)

 

Etiketa: Nevrus KaptelliSPASH
Pas

Doni të dini sa do jetoni? Numrat e vijave në kyçin e dorës i tregojnë të gjitha

Para

Protesta masive kundër Vladimir Putin, policia arreston 30 persona

Para
Protesta masive kundër Vladimir Putin, policia arreston 30 persona

Protesta masive kundër Vladimir Putin, policia arreston 30 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.