Habit gjeniu 5 vjeçar shqiptar, mbledh me mendje shuma të mëdha por jo vetëm kaq… (VIDEO)

Arbri është një fëmijë 5 vjeçar por jo si gjithë të tjerët. Ai shkon në kopësht si çdo moshatar i tij por ndryshe nga ata ai është i aftë të kryejë me mendje veprime matematikore të një shkalle të lartë vështirësie.

Ai mbledh shifra shumë të mëdha si dhe gjen çfarë dite i takon një datë e një viti të caktuar.

Edukatorja e tij tregon që prej kur Arbri u bë pjesë e grupit të saj arriti të kuptojë që ai ishte një fëmijë i veçantë me një potencial intelektual të jashtëzakonshëm.

“Më ka bërë përshtypje sepse Arbri ishte pak më i veçantë nga të tjerët, është i heshtur, studion ambientin, i zgjedh shokët dhe shoqet pastaj pozicionohet”,- shprehet edukatorja.

Arbri  do t’i nënshtrohet testit të inteligjencës për të konfirmuar zyrtarisht shkallën e tij të intelektit. Fjala e fundit do t’i mbetet Ministrisë së Arsimit nëse 5 vjeçarit do t’i lejohet të kalojë klasat më shpejt, me qëllim që të mos humbë interesin për shkollën e njëkohësisht të avancojë në marrjen e njohurive, raporton TVSH. (M.D/ Shuplaka)

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit