13:16 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gjërat e mira bëhen shpejt e shpejt”, Elona Duro zbulon detaje, tregon vendin ku do të celebrohet

14:46 | 01/08/2017
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjërat e mira bëhen shpejt e shpejt”, Elona Duro zbulon detaje, tregon vendin ku do të celebrohet

Elona Duro, moderatorja simpatike e  “Top Channel” dhe “Top Albania Radio”, është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.

Për shumë lajmi mbi shtatzëninë e saj ishte vërtet surprizë po sipas vetë moderators gjërat e mira duket se ndonjëherë bëhen edhe shpejt e shpejt.

 “Unë dhe Lorenci kemi një vit e gjysmë së bashku kështu që gjithçka ka ndodhur shumë shpejt: lidhja, bashkëjetesa, bebi dhe tani martesa.” –shprehet Elona Duro e kontaktuar nga “Xing.al”.

Ashtu siç rrëfen moderatorja, ajo dhe partneri i saj Lorenc Goga, i cili drejton një kompani call center në Tiranë, do të lidhin kurorë më 4 gusht, në tarracën e Bashkisë së Tiranës ku kryebashkiaku Erion Veliaj do t’i kurorëzojë në martesë.

“Kjo do të jetë vetëm ceremonia e celebrimit që do të shoqërohet me një koktej, pasi kemi menduar që dasmën e madhe ta bëjmë ndoshta pas një viti e gjysmë.”-shprehet moderatorja e njohur.

Po ashtu ajo thotë e e pret me mjaft qetësi martesën madje ka zgjedhur të veshë në ditën e saj speciale fustanin e parë që ka provuar.

“Fustani nuk është një fustan tipik nusërie, por është shumë i bukur. Madje është fustani i vetëm që provova pasi më tha Ami se atë e kishte hequr veç enkas për mua.”- tregon Elona.

Në ceremoninë që do të përfshijë muzikë harqesh dhe një spektakël fishakzjarresh, do të jenë të ftuar të afërm por edhe miq të çiftit, ku sigurisht do të jenë edhe personazhe VIP.

Sakaq përsa i përket pritjes së ëmbël, Elona rrëfen se është në muajin e katërt të shtatzënisë. “Deri më tani çdo gjë ka shkuar mirë por për emrin nuk kemi menduar akoma. Lorenci ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së tij në Itali kështu që shpresojmë të gjejmë një emër që lidhet me të dy vendet, si Shqipërinë ashtu edhe Italinë.”, thotë Elona. 

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Elona Duromoderatorja
Pas

Laze-Salianjit: Blerjen e këshilltarëve e ka denoncuar vetë LSI, PD të ndajë mendjen nëse do rri në pushtet apo opozitë!

Para

Shitet kompania e fluturimeve ”Blue Panorama”

Para
Shitet kompania e fluturimeve ”Blue Panorama”

Shitet kompania e fluturimeve ''Blue Panorama''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Beteja është e gjithanshme.Motoja jonë është, qeveri teknike ,zgjedhje të lira

Berisha publikon pamje nga farsa elektorale: Komisionerët votojnë bashkë me zgjedhësit, kontrollojnë çdo votë

“Mjaft me bombat” – Trump ultimatum Izraelit: Ulni avionët dhe ktheni pilotët në shtëpi

Divjakë, 15-vjeçari humb jetën në një aksident me motoçikletë

Berisha: “Vota vdiq pa hyrë në kuti”, rinumërimi është kërkesë e kandidatëve, jo e PD-së

Trump: Nuk jam i kënaqur, Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin

Berisha: Fox News e cilësoi Ramën si “Ramaduro i Europës”

SPAK merr të pandehur kreun e KPP, Jonaid Myzyrin

Rutte: Shtetet e Bashkuara, të përkushtuara plotësisht ndaj NATO-s

Samiti i NATO-s në Hagë, Rama takohet me shefin e aleancës Mark Rutte

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.