Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë Gjergj Buzhuku thekson se “Qeveria Rama 2” para së gjithash duhet të përballet me problematikat dhe sigurimin e rritjes së qendrueshme të ekonomisë kombëtare.
Sipas tij ndërrhurje e domosdoshme duhet në ndryshimin e politikave ekonomike që kanë ekzistuar në 4 vitet e fundit pasi vendi pati një rritje të dobët ekonomike, me prej afër 2.5% vitet e fundit dhe kjo e bën të pamundur përmiresimin e nivelit të jetesës se qytetareve dhe sigurimin e punësimit te tyre.
“Largimi masiv i fuqisë punetore kryesisht të moshës aktive jashtë vendit, fuqia e ulët thithëse e investimeve të huaja ku mbi 50% e zënë projekte si TAP dhe Devoll të nisura shumë vite me parë, mosrealizimet dhe ndryshimet e përvitshme në renie të buxhetit të shtetit, etj. tregojnë për efektivitet të ulët politikave ekonomike, fiskale dhe tregtare dhe njëkohësisht menaxhim të dobët.”, thekson Buzhuku.
Tre sektorë të tjerë problematikë sipas tij janë sektori i infrastrukturës, ai bujqësor dhe sidomos mjedisor.
“Konfindustria vlereson, se sektori i infrastrukturës në gjithe përberësit e tij paraqitet gjithashtu në një gjendje problematike dhe të papranueshme. Politikat e zhvillimit bujqësor dhe sidomos mjedisor kanë qenë të paefekteshme dhe kërkojnë marrjen e vëmendjes se veçantë në qeverinë e re.”, thekson ai.
DEKLARATA E PLOTË:
Konfindustria vlerëson, se mënyra e ndërtimit të institucioneve dhe përberja emërore e antarëve të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, duhet të kryhet para se gjithash për përballjen me efektivitet me problematikat dhe sigurimin e rritjes së qendrueshme të ekonomisë kombëtare.
Konfindustria vlerëson, se ekonomia shqiptare kërkon ndërhyrje të domosdoshme, që kanë lidhje me thelbin e mënyrës së ndërtimit të saj në 25 vite si edhe ndryshimin e politikave kryesore të 4-vjeçarit te fundit. Rritja e dobët ekonomike mesatare prej afër 2.5% e viteve të fundit e bën të pamundur përmiresimin e nivelit të jetesës se qytetareve dhe sigurimin e punësimit te tyre. Largimi masiv i fuqisë punetore kryesisht të moshës aktive jashtë vendit, fuqia e ulët thithëse e investimeve të huaja ku mbi 50% e zënë projekte si TAP dhe Devoll të nisura shumë vite me parë, mosrealizimet dhe ndryshimet e përvitshme në renie të buxhetit të shtetit, etj. tregojnë për efektivitet të ulët politikave ekonomike, fiskale dhe tregtare dhe njëkohësisht menaxhim të dobët.
Konfindustria vlereson, se sektori i infrastrukturës në gjithe përberësit e tij paraqitet gjithashtu në një gjendje problematike dhe të papranueshme. Politikat e zhvillimit bujqësor dhe sidomos mjedisor kanë qenë të paefekteshme dhe kërkojnë marrjen e vëmendjes se veçantë në qeverinë e re.
Konfindustria vlerëson pozitivisht në menyrë të përgjithshme menaxhimin e sektorit energjitik të vendit dhe njëkohesisht thekson domosdoshmërinë e vazhdimësisë së kryerjes së reformave institucionale të parashikuara për të mos rrezikuar arritjet e deritashme.
Konfindustria vlerëson, se agjencitë rregullatore duhet të kryejnë rolin e tyre të munguar për sigurimin e konkurencës së ndershme, luftën kundër monopoleve dhe hapjen e tregjeve. Politikat tregtare profesionale, të munguara krejtesisht deri më sot me pasoja të rënda për prodhimin vendor, duhet të kthehen në qendër të vëmendjes së ekzekutivit, parë integrimin e vendit në BE dhe nismave për krijimin e Tregut Rajonal të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post