09:37 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Gjergji Bojaxhi tregon se nga kush financohet partia e tij dhe mundësitë e koalicionit

15:18 | 19/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Gjergji Bojaxhi tregon se nga kush financohet partia e tij dhe mundësitë e koalicionit

Gjergj Bojaxhi, një prej themeluesve të partisë “Sfida për Shqipërinë” deklaron se kjo forcë politike gjendet në dorë të anëtarësisë dhe vendimet mund t’i marin veç ata. Bojaxhi sqaron se në kushtet ku ndodhen partitë shqiptare, alternativa e kualicionit është e përjashtuar kategorikisht.

I pyetur lidhur me figurat e inkriminuara në parlament, ai shprehet se në politikë duhet të përfshihen veç njerëz me vlera dhe jo emra që kanë probleme me ligjin. Ndër të tjera, bashkëthemeluesi i kësaj force politike, gjykon se shtetit shqiptar i mungon transparenca. Sa i përket mbrojties së votave, Bojaxhi thotë per ”Gazeten Tema” se ky fenomen i njohur nuk do të shkaktojë grindje pasi anëtarët do të dinë ta mbrojnë.

Bojaxhi, me themelimin e partisë ju thatë se nuk jeni ende lideri i “Sfidës për Shqipërinë”. Analistë mediatik mendojnë se ky është thjesht një “truk” politik. Cilat janë alternativat që ju mos jeni në krye të saj?

Partia Sfida për Shqipërinë është krijuar me vetëdijen e plotë si një model i ri dhe ndryshe nga partitë ekzistuese në Shqipërikemi shqpenzuar me qindra orë takime dhe diskutime mes anëtarëve themelues për të vendosur mbi organizimin më të përshtatshëm politik. Mënyra se si partia funskionon tani nuk është vullneti i askujt në veçanti por rezultati i vendimeve të shumicës të marra në mënyrë demokratike. Te Sfida për Shqipërinë anëtarët kanë fuqinë vendimmarrëse që parashikojnë edhe statutet e partive të tjera, por të cilat nuk i zbatojnë në praktikë. Për ne Statuti zbatohet, sepse ky është modeli i politikës tek i cili besojmë. Nëse je anëtar i Sfidës ke të drejtë të votosh apo të kandidosh për të qenë përfaqësues politik.

Në Shqipëri pas çdo përfundimi procesi zgjedhor, forca të ndryshme (kryesisht nga partitë e vogla ) ngrenë akuza për vjedhje votash. Ju si do t’i mbroni votat tuaja? P.sh: Sa garanci ka një banor në një fshat të Shqipërisë se vota e tij do shkojë në llogari të “Sfdës për Shqipërinë”?

Fenomeni i vjedhjes së votave nuk është i panjohur për realitetin shqiptar. Por ne besojmë që të gjitha votat për Sfidën do të kenë peshën që u takon. Ne jemi të vendosur të angazhohemi maksimalisht në procesin e mbikëqyrjes së numërimit sipas të gjtiha ligjeve ekzistuese. Edhe me Ne Tirana për garën për bashkinë ishim të vetmit që nuk ngritëm akuza për vjedhje të votave. Besojmë që qytetarët janë gati për një politikë ndryshe, ndaj besojmë që partia Sfida për Shqipërinë do të mobilizojë qytetarët dhe do të arrijë të mbrojë votat e veta.

Cilat janë marrdhëniet tuaja sot me liderin e opozitës Lulzim Basha? Keni vërejtur ndonjë sinjal për koalicion?

Statuti i Sfidës parashikon që partia nuk do të bëjë asnjë koalicion me parti që kanë fituar deputetë në zgjedhjet e kaluara. Pra, ky rregull, edhe në rastet kur mund të ketë ftesa nga partitë parlamentare ekzistuese, përjashton çdo mundësi bashkëpunimi për koalcion me këto parti. Dhe ne jemi të vendosur t’i zbatojmë rregullat që kemi sepse besojmë që vetëm një politikë që respekton rregullat brenda vetes mund të zgjidhë problemet që mundojnë Shqipërinë dhe shqiptarët. Sfida për Shqipërinë kërkon pikërisht të sjellë këtë model politik që mungon.

Nëse do të kishit një ftesë për koalicion parazgjedhor nga mazhoranca, ju si anëtar i “Sfidës për Shqipërinë” çfarë vendimi do merrnit?

Unë do të votoja për zbatimin e plotë të statutit të partisë. Siç thashë ky statut e përjashton mundësinë e një bashkëpunimi të tillë.

Një pyetje që ngrihet në media është se kush e financon këtë forcë politike. Po ju pyes drejtpërdrejt, cilat janë burimet financiare që ka kjo parti?

Anëtarësia. Anëtarët e Sfidës kanë kuotat e tyre dhe të drejtë për donacione. Një nga problemet e funksionimit të shtetit shqiptar është mungesa e transparencës. Ne besojmë se kjo duhet të ndryshojë dhe ne do ta nisim duke dhënë shembullin tonë.

 

Etiketa: Gjergji Bojaxhiuintervistakoalicionipartia
Pas

Ambasada Amerikane lehtëson procedurat: 2 dokumente duhen për intervistë për vizë turistike (FOTO)

Para

Tentoi të vetëdigjej me benzinë brenda komisariatit, vajza e 57-vjeçarit prej 3 vitesh e humbur

Para
Tentoi të vetëdigjej me benzinë brenda komisariatit, vajza e 57-vjeçarit prej 3 vitesh e humbur

Tentoi të vetëdigjej me benzinë brenda komisariatit, vajza e 57-vjeçarit prej 3 vitesh e humbur

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.