12:36 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjergji Bojaxhi tregon si luftohet korrupsioni dhe sulmon reformën në drejtësi:U votua sepse nuk prek korrupsionin që bëjnë politikanët

14:54 | 07/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjergji Bojaxhi tregon si luftohet korrupsioni dhe sulmon reformën në drejtësi:U votua sepse nuk prek korrupsionin që bëjnë politikanët

Kryetari i partisë “Sfida për Shqipërinë”, Gjergji Bojaxhi, ka deklaruar se korrupsioni luftohet nëse kemi politikë të pastër.

Ai thotë se kryetarët e partive ranë dakord për ta votuar reformën në drejtësi sepse ajo nuk prek korrupsionin që bëjnë ato vetë.

Sipas tij korrupsioni buron nga politika dhe jo nga drejtësia, vetingu duhet të aplikohet në politikë.

Bojaxhi deklaron se shqiptarët duhet të ndëshkojnë të gjitha partitë e vjetra.

DEKLARATA:

 Korrupsioni zgjidhet nëse do të kemi politikë të pastër Sfida për Shqipërinë deklaroi sot se reforma në drejtësi nuk do të mjaftojë për të zgjidhur çështjen e korrupsionit. Gjergj Bojaxhi, kandidati për Tiranën i kësaj partie, thotë se kryetarët ranë dakord për të votuar reformën në drejtësi, sepse ajo nuk prek korrupsionin që bëjnë ata vetë. “Cili është problemi kryesor? Dihet, korrupsioni që kemi kudo dhe ndikon në punësim, shëndetësi dhe ekonomi. Por nga buron ai? Nga njerëzit? Nga drejtësia? Jo! Buron nga politika. Buron nga këta kryetarë partish që vendosin kush do të bëhet deputet, kush do të bëhet tatimor, kush do të jetë doganier. Drejtësi nuk mjafton. Duhet veting dhe reformë për politikën. Reforma që mund të nisim ne është vota për Sfida për Shqipërinë.” Bojaxhi tha se shqiptarët duhet të ulin partitë e mëdha poshtë 20%. “Mos e çoni votën dëm duke votuar njerëz që nuk besoni dhe parti që vjedhin e plaçkisin. Ne, shumica e shqpitarëve që jemi të pakënaqur nga kjo politikë duhet të bëhemi bashkë të ndërtojmë shtetin e ekonomisë së individit dhe një demokraci për të gjithë. Sfida për Shqipërinë beson te një politikë e pastër drejt një Shqipërie që punon,” u shpreh Bojaxhi. Shqiptarët, sipas Bojaxhi, duhet te ndëshkojnë të gjitha partitë të përbëra nga deputetë të vjetër. Për partinë Sfida për Shqipërinë, me nr. 4 në fletën e votimit kandidojnë dhe emra të tjerë si Ermal Hasimja, Medlir Mema, Blerina Turdiu Kokona, përkrah Gjergj Bojaxhi. Kryetar administrativ i partisë është z. Hektor Ruci.

(B.H/Shuplaka)

 

 

Etiketa: bojaxhi
Pas

“Koalicioni ishte pengmarrje”, Manjani i kundërpërgjigjet Ramës: Kur LSI qenka kaq e keqe, përse e lusnit?

Para

Zhduket avioni me 116 persona në bord në Myanmar

Para
Zhduket avioni me  116 persona në bord në Myanmar

Zhduket avioni me 116 persona në bord në Myanmar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

Operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Hiqen 85 çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, vihet nën hetim 59-vjeçari

Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

Zjarret kanë përfshirë vendin, 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale në terren! Cilat janë zonat me rrezik më të lartë

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares

33 të vdekur në luftimet kufitare Kamboxhia-Tajlandë, ambasadori kamboxhian kërkon armëpushim “të menjëhershëm”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.