Protesta e opozitës po ndiqet me mjaft vëmendje dhe nga mediat ndërkombëtare, ku spikat Televizioni kombëtar gjerman ZDF.
Edhe sot ata kanë qenë pjesë e protestës, dhe i kanë marrë një intervistë Bashës, në momentin kur kryedemokrati la selinë për tu bashkuar me qytetarët. Kujtojmë se në protestën e sotme është i pranishëm dhe këshilltari ekonomik i kancelares Angela Merkel, Martin Henze. (lexo ketu)
Televizioni gjerman ZDF ka publikuar së fundi një reportazh shumë shqetësues për Shqipërinë.
Në reportazhin e medias gjermane thuhet se mafia shqiptarFAXe është tepër aktive dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë Europën.
“Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën. Korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri. Shqipëria ndihmohet nga policia italiane kundër trafikut të drogës, mirëpo kontrollet e skafeve për drogë, shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme. Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Europës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta.
Shqipëria, Kolumbia e Europës, bandat e krimit dhe drogës të lidhur me politikën”, thuhet mes të tjerave në reportazhin ku mbështeten të gjitha akuzat që opozita bën për gjendjen në vend. (lexo ketu)
(E.K/FAXWEB.AL)