Gjashtë persona u plagosën gjatë një sulmi me thikë në një autobus në Siegen. Tre prej tyre janë në rrezik jete. Policia tha se autorja ishte një 32-vjeçare, e cila u arrestua. Sipas organeve të rendit “aktualisht nuk ka ndonjë rrezik të mëtejshëm” dhe nuk ka ndonjë dyshim që sulmi ka sfond terrorist. Sipas policisë në autobus ndodheshin të paktën 40 pasagjerë, me tyre edhe fëmijë dhe të rinj, që po shkonin për të marrë pjesë në festimet për 800-vjetorin e themelimit të qytetit.
Policia e qarkut Siegen-Wittgenstein u bëri thirrje qytetarëve që të mos hamendësojnë lidhur me sfondin këtij krimi, i cili ndodhi një javë pas sulmit me sfond terrorist të një siriani në Solingen. 32-vjeçarja ka dosje në polici dhe sipas informacioneve vuan nga një sëmundje mendore. “Ju lutemi qytetarëve të mos përhapin në rrjetet sociale apo kanale të tjera lajme të rreme dhe sidomos të mos e lidhin sulmin me ndonjë sfond terrorist. Policia nuk ka informacione për këtë.” – thuhet në deklaratën e policisë.