Një person i armatosur ka vrarë të paktën gjashtë persona pasi hapi zjarr në një ndërtesë në Gjermani.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin jug-perëndimor gjerman, Rot am See, njoftoi Bild, ku dyshohet se autori ka qëlluar në drejtim të familjarëve të tij.
Ai është arrestuar pas sulmit, ndërsa po tentonte të largohej nga banesa që ndodhej në afërsi të stacionit të trenit.
Një prani e madhe policore iu përgjigj incidentit pak para orës 12.50.
Policia bëri me dije se të shtënat ishin të lidhura me një “marrëdhënie personale” dhe se nuk kishte të dyshuar të tjerë në këtë pikë.
Ata kanë përjashtuar mundësinë që vrasjet të jenë një sulm terrorist.