Temperaturat nën zero dhe reshjet e borës kanë shkaktuar bllokimin e rrugëve e për pasojë një sërë aksidentesh në pjesë të ndryshme të Europës Perëndimore.
Si pasojë e motit të keq ka ndërruar jetë në Gjermani edhe një i ri 20-vjeçar, ndërsa shokët e tij mbetën të plagosur pasi ai humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas. Ngjarja ndodhi në një autostradë në Gjermaninë Perëndimore.
Një sërë aksidentesh mësohet të jenë shënuar gjatë së enjtes, ndër të cilat dy kamionë që janë përplasur në jug të vendit duke shkaktuar një dëm në vlerë miliona euro. (XH.A/SHUPLAKA)