Një sulm me thikë ka ndodhur në një dyqan Gjermani ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.
Sulmi ka ndodhur kokretisht në Dusseldorf dhe dyshohet të jetë terrorist por ende nuk ka konfirmime.
Forcat speciale janë vendosur dhe policia ka shkuar në skenë, duke formuar një unazë çeliku rreth zonës.
Komandantët e forcave speciale thanë se kërkime sistematike po kryheshin në ndërtesat afër ngjarjes.
Personi i vdekur besohet të jetë 31 vjeç dhe personi tjetër i dëmtuar, 25 vjeç. Sulmi ka ndudhur rreth orës 17:oo. (B.H/Shuplaka)