Ministri i sapoemëruar gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, njoftoi të premten një paketë ndihme ushtarake prej 1.08 miliardë dollarësh për Ukrainën.
Pistorius e bëri njoftimin në margjinat e takimit të grupit të kontaktit të Ukrainës në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, konfirmoi për CNN një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.
Zëdhënësi nuk dha detaje se çfarë do të përfshijë paketa e ndihmës. Zhgënjimi i ndjerë nga disa anëtarë të NATO-s ndaj Gjermanisë ka forcuar një narrativë në disa cepa se Berlini ka qenë më i ngadalshëm se homologët e tij perëndimorë në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën.
Gjermania dështoi të arrijë marrëveshje me aleatët e saj kryesorë perëndimorë për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë të premten, duke iu bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të dërgojnë tanket e veta M1 Abrams.
Discussion about this post