15:34 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

10:19 | 11/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

Dy vjet pasi u hoq gjendja e jashtëzakonshme e vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit, Bundestagu ka njoftuar se do të formojë një komision hetimor. Pritet të nxirren mësime nga kjo kohë.

Përballimi i pandemisë së virusit korona është një “kantier ndërtimi i hapur”, tha Bärbel Bass, pak para përfundimit të mandatit të saj si presidente eBundestagut. Politikania socialdemokrate (SPD) është emëruar ndërkohë ministre e Punës në qeverinë e re gjermane të udhëhequr nga politikani kristiandemokrat (CDU) Friedrich Merz.

Në faqen 112 të Marrëveshjes së koalicionit midis kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve, ka një fjali që Bärbel Bass mund ta pëlqejë: “Ne do ta shqyrtojmë pandeminë e koronavirusit në mënyrë gjithëpërfshirëse brenda kornizës së një komisioni hetimor, në veçanti për të nxjerrë mësime për ngjarjet e ardhshme pandemike.”

Dy qëllimet e komisionit hetimor

Gjatë qeverisë së mëparshme të SPD-së, të Gjelbërve dhe liberalëve (FDP), nuk mund të arrihej asnjë marrëveshje për këtë. Partia e Majtë në opozitë paraqiti një propozim në tetor 2024 për të krijuar një komision hetimor të Bundestagut, në të cilin formuloi dy qëllime:

“Së pari, besimi i humbur duhet të rifitohet përmes një shqyrtimi serioz. Së dyti, duhet të ofrohen njohuri dhe rekomandime për veprime që do të na ndihmojnë të dalim me një përgjigje më proaktive, më të mençur dhe më efektive ndaj kësaj pandemie, por edhe në rast se një situatë e tillë pandemie ndodh përsëri.”

Një virolog në Bundestagun gjerman

Kjo përpjekje e dytë aktuale për të formuar një komision hetimor synon të kompensojë atë që u humb. Ende nuk dihet se kur mund të fillojë të funksionojë, por ekspertët janë tashmë gati. Midis tyre është Hendrik Streck, një nga virologët kryesorë të Gjermanisë që u bë i famshëm gjatë pandemisë. Në zgjedhjet e Bundestagut në shkurt të këtij viti, ai fitoi një mandat të drejtpërdrejtë në Bon në listën e CDU-së.

Streck është 47 vjeç, anëtar i Komitetit të Shëndetësisë të parlamentit gjerman. Qeveria federale e ka emëruar atë edhe si përgjegjës për çështjet e varësisë dhe drogës. Ai e sheh koronavirusin dhe pasojat e tij nga perspektiva të ndryshme: shkencore, mjekësore dhe politike.

Ai beson se një hetim mbi pandeminë është “absolutisht i nevojshëm”. Ishte “kriza më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Streck në një intervistë me Deutsche Welle.

Ai shpreson që si anëtar i Bundestagut të jetë në gjendje të gjejë përgjigje për pyetje që, sipas tij, nuk janë hetuar mjaftueshëm deri më tani. Për shembull: si funksionojnë këshillat shkencore të qeverisë në një krizë si ajo e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit?

“Është një fushë tensioni midis shkencës, politikës dhe publikut”, vlerëson virologu bazuar në përvojën e tij.

“E përjetova pandeminë gjatë punës në dhomën e urgjencës”

Deputetja e majtë e opozitës, Stella Merendino, e cila është gjithashtu anëtare e Komitetit të Shëndetësisë të Bundestagut, pajtohet se nuk mund të nxirren mësime për të ardhmen pa një komision hetimor. Politikania është infermiere me profesion dhe i tha DW: “E përjetova pandeminë duke punuar në dhomën e urgjencës. Pashë njerëz të vdisnin por nuk i lejonim më të shihnin të dashurit e tyre.”

Merendino kritikon faktin se shumë njerëz mbetën vetëm gjatëpandemisë: me shqetësimet e tyre ekonomike, kujdesin ndaj fëmijëve, vetminë ose punën e tepërt. “Kjo ka nxitur zemërimin dhe mosbesimin që vazhdon edhe sot”, thotë ajo. Megjithatë, ajo beson se është e mundur të shërohen këto plagë të hapura: “Nuk kemi pse t’i bindim të gjithë, por duhet t’i dëgjojmë ata që janë të hapur për këtë. Dhe si politikanë, duhet të kemi guximin të pranojmë gabimet”.

Mbi të gjitha, Merendino pret më shumë mbështetje nga shteti dhe shoqëria për njerëzit që ende vuajnë nga pasojat e koronës. “Unë njoh infermierë që nuk mund të punojnë më për shkak të kovidit të zgjatur. Shumë prej tyre po luftojnë për njohje, për siguri financiare. Dhe kjo në një sistem shëndetësor që është tashmë i mbingarkuar.”

Zvogëlimi i përçarjeve në shoqëri

Deputeti Hendrik Streck gjithashtu beson se mungon një vështrim më i thellë i pasojave emocionale të pandemisë. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier të paktën është përpjekur ta bëjë këtë. Gjatë dhe pas pandemisë, ai u takua me të prekurit nga të gjitha sferat e jetës për të folur me ta.

Streck mendon se duhet bërë më shumë, për shembull duke formuar një këshill qytetarësh të kryesuar nga presidenti Steinmeier. “Diçka e tillë do të ishte e dobishme”, thotë ai.

Shembuj nga vende të tjera gjithashtu mund të ndihmojnë në procesin e përballjes me të kaluarën pandemike, thotë Streck. “Si shkencëtar, është e rëndësishme për mua të shoh rezultate të ndryshme”. Për shembull, ai i ka lexuar raportet nga Anglia me shumë kujdes. “Ndoshta ndryshonte nga vendi në vend mënyra se si funksiononin masa të caktuara”, thotë me kujdes virologu nga Boni.

“Më shumë të dhëna dhe më shumë analiza do të na ndihmojnë të marrim një pamje më të saktë”, përfundon Henrik Streck. Ai është i bindur se kjo do të ndihmonte gjithashtu në zbutjen e përçarjeve në shoqëri.

Pas

E rëndë në Korçë! Ishte zhdukur prej 6 ditësh, gjendet i vetëvarur 20-vjeçari

Para

Hapen kutitë në Dibër, do rinumërohen votat preferenciale të koalicionit të PD-ASHM

Para
Hapen kutitë në Dibër, do rinumërohen votat preferenciale të koalicionit të PD-ASHM

Hapen kutitë në Dibër, do rinumërohen votat preferenciale të koalicionit të PD-ASHM

 



Të Fundit

Iranianët dalin në protesta e kërkojnë hakmarrje, Presidenti bën thirrje për unitet

BE transferon 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën

“Nuk do ta njohim Kosovën”, Vuçiç tmerrohet nga fjala “Kosovë” në Çeki

Irani tërhiqet nga bisedimet për negociatën bërthamore me SHBA-në!

Murtaja e dhenve, 263 bagëti të infektuara në Skrapar, karantinohen dy ferma

Netanyahu sfidoi Trump/ Presidenti i SHBA i kishte kërkuar të mos sulmonte Iranin

Sulmet izraelite, Irani konfirmon vrasjen e të paktën gjashtë shkencëtarëve bërthamorë

Frikë nga hakmarrja e Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën

Çmimet globale të naftës rriten ndjeshëm pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit

“Beci i pandehur nga SPAK”, Berisha: U përdor për vjedhje nga mazhoranca, tani e flakin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.