01:52 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjermania e etur për fuqi punëtore, gati ligji i ri për emigracionin. Ja kush do të përfitojë

13:54 | 20/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjermania e etur për fuqi punëtore, gati ligji i ri për emigracionin. Ja kush do të përfitojë

Gjermania do të hartojë dhe miratojë një ligj për migracionin. Ekspertët thonë se kjo do të duhej të ishte bërë me kohë, nëse Gjermania do që ta ruajë aftësinë konkurruese. Po çfarë sjell ligji?

Nga Deutsche Welle

Se si duket kur realiteti krijon fakte politike, kjo shihet më së miri nga gjendja e tanishme në Gjermani. Më shumë se katër dekada debate kundërthënëse nuk kanë dhënë fryte në përpjekjet për nxjerrjen e një ligji për migracionin në Gjermani. Grindjet kanë qenë të shpeshta, ndërsa zgjidhja ka munguar. Por realiteti dhe zhvillimet e fundit kanë krijuar fakte, për shkak të valës së refugjatëve dhe azilkërkuesve, por në radhë të parë për shkak të nevojës për fuqi punëtore. Burokracioa dhe rregullat e shumta në Gjermani nuk kanë mundësuar deri tani ardhjen e planifikuar të fuqisë punëtore në këtë vend.

Kur pengesat shndërrohen në nismë

Tani era ka ndryshuar drejtimin – Gjermania do të shndërrohet në një vend imigrimi. Madje edhe ministri i Brendshëm Horst Seehofer, e ka paraqitur një dokument që parashikon nxjerrjen e ligjit për migracionin. Kush mund ta mendonte pak javë më parë, që pikërisht CSU dhe lideri i saj Seehofer, që frenonin në çdo rast për tërheqjen e punonjësve të kualifikuarr, do të dilnin me propozime të tilla. Për një ligj migracioni ka insistuar më së shumti Partia Socialdemokrate. E me këmbënguljen e saj kjo çështje është futur edhe në Marrëveshjen e Koalicionit.

Richard Fuchs

Tashmë nuk janë vetëm shoqatat ekonomike që kërkojnë që Gjermania të ketë një ligj modern për ardhjen e fuqisë punëtore në këtë vend, që është si parakusht për ruajtjen e aftësisë konkurruese me vendet më të fuqishme ekonomike. Pas shumë vitesh mospërballjeje me realitetin, situata tani ka ndryshuar. Vet partitë që kanë qenë skeptike e kanë kuptuar se cilat janë përparësitë e ardhjes së fuqisë punëtore nga jashtë, nëse ligji parashikon rregulla transparente, të qarta dhe të realizueshme. Dhe pikërisht në këto elemente po punohet tani.

Kancelarja Angela Merkel ka qenë edhe më parë e hapur për një ligj të tillë, ndonëse partia e saj CDU, në fillim të viteve 2000 bëri fushatë zgjedhore me parulla si ajo “Fëmijë e jo indian”. Punën e CDU-së nga vitet 2000 tani po e bën partia djathtiste AfD (Alternativa për Gjermani), e cila po përpiqet të bllokojë çdo propozim të mirë ligjor. SPD nuk do të jetë e kënaqur me siguri me të gjitha propozimet e Seehoferit dhe do të kërkojë zgjidhje edhe më liberale. Ndërsa liberalët dhe ekologjistët do të kërkojnë që Gjermania të jetë e hapur për ardhjen e fuqisë punëtore nga e mbarë bota. Pra çështja me siguri që nuk ka përfunduar.

Ligji synon lehtësimin e ardhjes në Gjermani të akademikëve dhe fuqisë së kualifikuar punëtore. Ky është një vendim i mençur në veçanti kur dihet se në Gjermani ka një mangësi serioze të fuqisë së kualifikuar punëtore në shëndetësi, zejtari, sektorin e përkujdesjes për të moshuarit. Ligji nuk ka dhe nuk duhet ta ketë për synim integrimin e refugjatëve në shoqëri dhe tregun e punës. Kjo çështje duhet të zgjidhet diku tjetër dhe kjo nuk mund të konsiderohet si mangësi e ligjit. Kriteritet për migrimin e kuadrove të kualifikuara duhet të jenë shkollimi, përgatitja, mosha, njohja e gjuhëve dhe dëshmitë konkrete se këta persona i përshtaten tregut të punës. Por për detajet kërkohet me siguri edhe shumë kohë.

Reliktet dhe ndryshimet

Do të ishte mirë nëse hiqen edhe reliktet e vjetra. Këtu bën pjesë edhe mënyra e aktuale e punësimit, ku përparësi i jepet kuadrove nga vendet e BE-së. Ndërsa të tjerët duhet mund të pranohen vetëm nëse në BE nuk ka kuadro për vendet vakante të punës. Kësisoj ekspertët nga vendet jashtë BE-së duhet të presin e në fund detyrohen të kërkojnë punë në ndonjë vend apo rajon tjetër. Kjo pengesë duhet që më në fund të evitohet. Ky është një prej shumë hapave që duhen ndërmarrë gjatë hartimit të ligjit të ri për migracionin. Kjo me siguri që do të zgjatë edhe shumë kohë, por drejtimi i tanishëm është ai i duhuri. E kjo nuk është pak.

 

Pas

Euro arrin ‘fundin’, kjo është shifra më e ulët që është këmbyer në tre muajt e fundit

Para

Ronaldo e bëri për spital, flet portieri i Chievos pas thyerjes së hundës: Dy fjalë për yllin portugez…

Para
Ronaldo e bëri për spital, flet portieri i Chievos pas thyerjes së hundës: Dy fjalë për yllin portugez…

Ronaldo e bëri për spital, flet portieri i Chievos pas thyerjes së hundës: Dy fjalë për yllin portugez...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.