Për herë të parë pas disa javësh, kufizimet në Gjermani kanë nisur të lehtësohen. Vendi ka rrafshuar kurbën e infeksioneve të reja dhe javën e shkuar tha se virusi është vënë nën kontroll.
Dyqanet e vogla, libraritë, serviset e makinave dhe biçikletave do të lejohen të hapin dyert, për sa kohë aplikojnë masat e distancimit social dhe të gjitha rregullat e higjenës.
Shkollat mbeten kryesisht të mbyllura, por do nisë gradualisht mësimi për ata që do të diplomohen këtë verë dhe që duhet të japin provimet. Të gjithë masat e tjera të kufizimit do të mbeten në fuqi deri në një vendim të dytë të qeverisë.
Gjermania regjistroi të hënën 1775 raste të reja, kurse numri i vdekjeve ishte 110, duke shkuar në total në 4.404, por duhet thënë se është një nga më të ulëtit në të gjithë vendet e Europës Perëndimore.
Qeveria e Merkel është duke e administruar mësëmiri situatën e shkaktuar nga Covid 19, ndërsa sipas disa sondazheve që janë bërë me qytetarët, popullariteti dhe mbështetja ndaj saj është rritur në kohët e fundit.