Gjermania ka zhgënjyer përsëri, teksa është përmbysur nga Franca me rezultatin 2-1, me golat e shënuar nga Griezmann, të dy në fraksionin e pjesës së dytë, në kuadër të UEFA Nations League.
Pas shkatërrimit pak ditë më parë nga Holanda, Gjermania ka pësuar disfatë edhe në “Stade de France”, ku ka lëshuar terren në pjesën e dytë duke pësuar dy gola.
Edhe pse pjesa e parë foli më shumë për “Panzerat”, pasi kaluan në avantazh që në minutën e 14’, teksa mesfushori Toni Kroos ekzekutoi shumë mirë një penallti duke mposhtur portierin Hugo Lloris.
Megjithatë, ekuilibrat e lojës ndryshuan në pjesën e dytë, pasi Franca mori frerët e lojës duke barazuar me Antonie Griezmann në minutën e 68’, i cili shënoi një gol me kokë pas një topi të ardhur nga e majta. Pas 28 minutash lojë superkampioni Europian ka kaluar në avantazh skuadrën e Francës nga një 11-metërsh.
Me këtë fitore, Franca ka siguruar një vend për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni dhe Gjermania ka rënë në ligën B, pasi nuk rezultuan të shmangnin këtë humbje.