21:25 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjermania i jep goditjen fatale qeverisë Rama: Negociatat në Shtator, nuk është plotësuar asnjë kusht!

12:53 | 30/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama ka shkelur ligjin/ E ka detyrim testin e drogës! (Dokumenti)

Kur në Kuvend flitet për sukseset imagjinare të qeverisë, CDU dhe CSU i kanë dhënë shuplakën e fundit ëndrrës së qeverisë për çeljen e negociatave në muajin Qershor.

Në një deklaratë zyrtare nënkryetari i CDU-së Dr. Johann David Wadephul është shprehur se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht nga ato që i janë lënë në 26 qershor të vitit 2018.

Në deklaratën e CDU dhe CSU thuhet gjithashtu se palët politike duhet që të ulen menjëherë në bisedime, dhe në tavolinë duhet të qëndrojnë të gjitha temat, pra indirekt nuk përjashtohet as kërkesa e opozitës për dorëheqjen e Edi Ramës.

‘Kërkohet një shqyrtim i kujdesshëm i raporteve të progresit të BE

Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet për negociatat e pranimit

Komisioni i BE-së ka paraqitur raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe rekomandoi që negociatat e pranimit të hapen me të dy vendet. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU / CSU, Johann David Ëadephul, shpjegon:

‘Grupi parlamentar i CDU / CSU do të analizojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do ta krahasojë atë me analizat e tjera në dispozicion të tij. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse kushtet e fillimit të bisedimeve të pranimit me të dy vendet janë realizuar.

Megjithatë, një ekzaminim i tillë nuk mund të bëhet me ngut. Kjo nuk do të ishte e pranueshme për popullin gjerman dhe as nuk do të bënte drejtësi ndaj vendeve në fjalë. Në këtë drejtim, Bundestagu gjerman nuk do të jetë në gjendje të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit deri në fund të shtatorit – siç u pajtua me kolegët e grupit parlamentar të SPD-së.

Një analizë fillestare tregon se Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim siç u la porosi nga ministrat e jashtëm të BE më 26 qershor 2018.

Ende nuk ka sistem gjyqësor funksional.

As Gjykata Kushtetuese as Gjykata e Lartë nuk punojnë. As SPAK dhe as BKH-ja nuk u krijuan ashtu sic u premtua. Ka përparime në nivelet e ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit. Por ka shumë pak raste të hetimit të korrupsioni në nivelet e larta. Megjithatë, ministrat e jashtëm të BE e kërkuar me force këtë gje në qershor të vitit 2018. Janë të dobëta përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar.

Përveç kësaj, asnjë institucion ligjor nuk është krijuar per te hetuar politikanët dhe personat të cilët jane te lidhur me blerjen e votave. Në fund të fundit, Kodi i ri zgjedhor i kërkuar nga Ministrat e Jashtëm ende nuk është vendosur.

Në këtë drejtim, Shqipëria ka nevojë për më shumë kohë për t’u përgatitur për negociatat e pranimit. Vendi duhet të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar kushtet për një vendim pozitiv të BE në shtator. Kjo përfshin një dialog të vërtetë midis qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën politike.

Grupi parlamentar i CDU/ CSU është ende i gatshëm të ndihmojë. Të dyja palët duhet, megjithatë, të përgatiten për një dialog të tillë pa parakushte. Asnjë temë nuk mund të përjashtohet që nga fillimi’, thuhet në deklaratë.

 

Etiketa: cdu-csuJohann David Wadephu
Pas

As pushime luksoze e as llogari të majmë bankare, çfarë i bën të lumtur të gjitha shenjat e horoskopit

Para

Revoltohet Pack: Mogherini dhe Hahn, mbyllën sytë për korrupsionin dhe krimin në Shqipëri

Para
Shoqata Çamëria nderoi me titullin e mirënjohjes Eurodeputeten Doris Pack

Revoltohet Pack: Mogherini dhe Hahn, mbyllën sytë për korrupsionin dhe krimin në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.