Trajneri i Gjermanisë Joachim Low, ka habitur me deklaratën e tij pasi ka dalë në konferencë për mediat, në prag të ndeshjes me Rusinë, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme.
Ndërsa ecuria e Gjermanisë nuk është ajo që pritet nga një skuadër me zë, Low duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me mundësinë e rënies në kategorinë B të Ligës së Kombeve, ku tha “thjeshtë duhet ta pranojmë”.
“Rusia është në një nivel të ngjashëm me atë që kishte në vitin 2008. Një skuadër e disiplinuar taktikisht, shumë agresive në mbrojtje dhe e rrezikshme në kundërsulm. Ndikimi i trajnerit Stanislav Cherchesov në skuadër është i qartë.
Nëse Gjermania zbret në Serinë B të Nations League? Thjesht duhet ta pranojmë. Qëllimi ynë është që të kualifikohemi për në Euro 2020. Serge Gnabry? Është rritur dhe shpresoj që të mbajë këtë formë. Nëse vazhdon kështu, do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Gjermaninë. Marco Reus nesër nuk do të jetë i disponueshëm”, u shpreh Low.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post