07:27 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjermania optimiste/ Ministri i Shëndetësisë: Përhapja e virusit është bërë e menaxhueshme, presim dhe pacientë nga vendet e tjera

14:23 | 17/04/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjermania optimiste/ Ministri i Shëndetësisë: Përhapja e virusit është bërë e menaxhueshme, presim dhe pacientë nga vendet e tjera

Ministri i Shëndetësisë Spahn konsideron se masat në Gjermani janë të suksesshme. Në Gjermani, nga mesi i gushtit do të prodhohen çdo javë miliona maska mbrojtëse.ministrigjerman

Gjermania është e hapur për pranimin e pacientëve të tjerë të huaj me COVID-19. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn, ai do të flasë me kolegët jashtë vendit për përmasat në të cilat do të trajtohen në Gjermani pacientët e rinj të huaj. Spahn-i më parë kishte deklaruar se afro 10.000 shtretër të kujdesit intensiv falas janë bosh dhe ato mund të përdoren nga të tjerë, minus një rezervë prej 25-30 përqind.

Jens Spahn bëri më tej të ditur se janë lidhur marrëveshjet e para për prodhimin e maskave mbrojtëse mjekësore në Gjermani, në luftën kundër virusit të koronës. Pas një tenderi të parë, kontratat iu dhanë rreth 50 ndërmarrjeve, thotë politikani i CDU-së. Me to do të prodhohen që prej mesit të gushtit, dhjetë milion maska speciale FFP2 dhe 40 milion maska kirurgjike në javë. Kjo do të mbulojë kërkesat bazë për sistemin shëndetësor.

Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn pret gjithashtu që në javët e ardhshme të dalë një aplikacion i celularëve inteligjentë, për të gjurmuar kontaktet e atyre të infektuar me viruse. Parë nga perspektiva e sotme, “mund të flitet më tepër për katër javë sesa dy javë” derisa të jetë në dispozicion një program funksional që i plotëson të gjitha kërkesat, tha Spahn. Aplikacioni duhet të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave, si dhe të përmbushë përfitimin epidemiologjik.

Në konferencën e shtypit me ministrin Spahn, presidenti i Institutit Paul Ehrlich, Klaus Cichutek, njoftoi se edhe në Gjermani do të fillojnë së shpejti provat klinike për një vaksinë. Në të gjithë botën kanë nisur katër prova klinike, tha Cichutek. Ai që zgjat shumë nuk është licensimi i një vaksine, por zhvillimi për të arritur një vaksinë efektive, por edhe të tolerueshme, tha ai. DW

Pas

I përfshirë në trafikimin e 2 ton e 530 kg, arrestohet në Vlorë 24-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Para

“Duhet të përgatitemi për një situatë më të vështirë”, eksperti ekonomisë për garancinë sovrane: Ekziston rreziku që bizneset të inkurajohen të largojnë punëtorët

Para
“Duhet të përgatitemi për një situatë më të vështirë”, eksperti ekonomisë për garancinë sovrane: Ekziston rreziku që bizneset të inkurajohen të largojnë punëtorët

“Duhet të përgatitemi për një situatë më të vështirë”, eksperti ekonomisë për garancinë sovrane: Ekziston rreziku që bizneset të inkurajohen të largojnë punëtorët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mblidhet sot Kuvendi, diskutohet projektligji ‘Për performancën energjetike të ndërtesave’

Vazhdon lufta Izrael-Iran, vritet zyrtari i lartë ushtarak iranian

Rritet bilanci i viktimave në Iran, shkon në 224 numri i të vdekurve që nga fillimi i ofensivës izraelite

Rritet bilanci i viktimave në Iran, shkon në 224 numri i të vdekurve që nga fillimi i ofensivës izraelite

Arabia Saudite ekzekuton një gazetar pas 7 vitesh burg

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.