Në një prononcim të Ministrisë së Jashtme gjermane për Deutsche Welle-n, thuhet se ne e përshëndesim ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit. Tani duhet punë për kriterin e dytë.
Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës të mërkurën (21.02) përshëndetet edhe nga Ministria e Jashtme gjermane.
“Në një prononcim për Deutsche Wellen, thuhet se “ne e përshëndesim ratifikimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi nga parlamenti i Kosovës. Me këtë Kosova përmbush një nga dy kriteret e mbetura të BE për liberalizimin e vizave për qëndrime afatshkurtra. Ne shpresojmë që Kosova tani do të përqëndrohet më fort në kriterin e dytë dhe të bëjë progres vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”
Discussion about this post