13:02 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

20:50 | 27/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

Parlamenti gjerman miratoi sot me shumicë dërrmuese një pezullim dyvjeçar të ribashkimit familjar për refugjatët me status mbrojtjeje plotësuese.

Projektligji i Ministrisë së Brendshme ka të bëjë me të afërmit e refugjatëve që jetojnë në Gjermani  pa status të njohur të azilit. Në të ardhmen, të afërmit do të lejohen të hyjnë në Gjermani vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

Pas një debati disi të tensionuar në parlament, projektligji u miratua me 444 vota pro dhe 135 kundër. Edhe para se të fillonte debati, Alternativa për Gjermaninë (AfD) njoftoi se do të votonte në favor të projektligjit të qeverisë së koalicionit, duke e quajtur atë “një hap shumë të vogël në drejtimin e duhur”.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, sekretari parlamentar i partisë, Bernd Baumann, akuzoi Ministrin e Brendshëm të Socialistëve Kristianë Alexander Dobrindt për përvetësimin e pozicioneve të partisë së tij.

Duke justifikuar paraqitjen e projektligjit nga qeveria, Ministri i Brendshëm argumentoi se qëllimi kryesor është të çlirojë sistemin gjerman të pritjes dhe integrimit të refugjatëve.

Në fjalën e tij, ministri gjerman theksoi se çështja “nuk mund të zgjidhet me një reformë të vetme”. Ajo që nevojitet është një “numër i konsiderueshëm masash që duhet të merren në mënyrë që emigracioni të arrijë një pikë kthese në Gjermani”.

Sipas Ministrit të Brendshëm, qëllimi i qeverisë është të kontrollojë dhe kufizojë emigracionin në Gjermani. Ministri kristian socialist theksoi se “ky është misioni ynë për katër vitet”. Fjalimi i tij u shoqërua me mosmiratim nga grupet e opozitës.

Pezullimi i ribashkimit familjar është “çnjerëzor”, theksoi në fjalimin e tij zëdhënësi i të Gjelbërve (Die Grünen) për çështjet e politikës së brendshme, Marcel Emmerich, duke shtuar se, pa familjet e tyre, refugjatët shpesh nuk kanë mbështetjen e nevojshme emocionale për integrim të suksesshëm.

Duhet theksuar se ribashkimi i familjeve të refugjatëve me status mbrojtjeje plotësuese është kufizuar kohët e fundit, në kontrast me ribashkimin e familjeve të refugjatëve të njohur, në 1,000 të afërm në muaj.

OJQ-ja Pro Asyl theksoi se disa nga refugjatët me status mbrojtjeje plotësuese kanë pritur që familjet e tyre të vijnë në Gjermani për vite me radhë.

OJQ-ja gjermane njoftoi se do të shqyrtonte një apel të mundshëm në gjykatat gjermane dhe “nëse është e nevojshme, do të mbështesë ata që preken nga ligji i ri në mënyrë që ata të mund të ndërmarrin veprime ligjore kundër shkeljeve të ligjeve në fuqi”.

OJQ-ja tashmë është ankuar në gjykata pas urdhrit të Ministrit të Brendshëm më 7 maj për të kthyer azilkërkuesit në kufirin gjerman, me përjashtim të grupeve vulnerabël, duke përfshirë gratë shtatzëna dhe të sëmurët.

Qeveria gjermane, megjithatë, nuk po devijon nga kursi i saj mbi politikën e imigracionit, pavarësisht vendimit urgjent të Gjykatës Administrative të Berlinit, e cila kohët e fundit e shpalli të paligjshëm dëbimin e tre somalezëve gjatë një kontrolli në stacionin e trenit Frankfurt-Oder në kufirin gjermano-polak.

Të mërkurën e kaluar, Dobrid tha se që nga 7 maji, rreth 5,000 njerëz janë shtyrë mbrapsht në kufi, përfshirë 264 azilkërkues. Fakti që përqindja e azilkërkuesve është e vogël ndoshta për shkak të faktit se është bërë e ditur nga të gjithë se një kërkesë për azil nuk çon më automatikisht në hyrje në Gjermani, vlerësoi ministri socialist kristian.

Pas

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Para

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Para
Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

 



Të Fundit

Berisha denoncon skandalin: Altin Troplini ka hapur çështje personale pa person, për problemin e Irena Gjokës

Berisha: Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës, sepse ai ka dhënë një intervistë në media

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerët e organizatës kriminale të narkoshtetit

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

Kontrolle në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë” në Golem: Lirohen hapësira publike të zëna pa leje

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD, Ervin Salianji

Peshkopi: 23-vjeçari plagoset me thikë pas një konflikti, shpallet në kërkim autori

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Shkodër, humb jetën një turist i huaj

Fjalimi i Ministrit të Drejtësisë Tryeza e rrumbullakët: “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në Funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësinë dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”

Altin Dumani: Rekomandimet nuk duhet të cënojnë pavarësinë e SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.