Gjermania ka shkaktuar befasinë kryesore në Botërorin e basketbollit. Të premten, gjermanët eliminuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gjysmëfinale, duke i mposhtur 113:111.
SHBA-ja, edhe pse jo me basketbollistët më të mirë, ishte favorite kryesore për të triumfuar në Botëror pasi në përbërje kishte shumë yje të rinj që luajnë në NBA.
Megjithatë, Gjermania ia doli ta prekte finalen për herë të parë në histori.
Andreas Obst me 24 pikë, Franz Wagner me 22, Daniel Theis me 21 e Denis Schroder me 17 ishin më meritorët për fitoren e gjermanëve.
Te SHBA-ja, nuk mjaftuan 23 pikët e Anthony Edwards e 21 të Austin Reaves.
Në finale, Gjermania takohet me Serbinë.
Për vendin e tretë, SHBA-ja luan kundër Kanadasë.