04:13 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gjermania thotë kushte, Soreca elemente”, Vasili e ironizon: Kush e ngatërroi?

11:34 | 29/09/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“KQZ-ja, kamikaze e PS-së”, Vasili ashpërson tonet: Ndërkombëtarët të flasin ose të mbyllin gojën, s’kemi nevojë për këshillat e tyre

Ambasadori i OSBE-së Luigi Soreca në një prononcim për mediat ditën e djeshme, është shprehur se “kemi disa element të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, natyrisht janë elementë që janë quajtur kushte të përgjithshme, që janë elementë që duhen përmbushur pikërisht përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave.”

Sipas Sorecës, Bundestagu ka njohur arritjet e Shqipërisë, dhe prandaj ka vendosur që ti japë një dritë jeshile Shqipërisë.

Ndërkohë, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një postim në Facebook, i është kundër përgjigjur ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili shprehet se ato që ka vendosur Bundenstagu Gjerman, janë elemente.

Vasili shkruan se kryesuesi i Delegacionit Europian në Tiranë Soreka çuditërisht u ngatërrua, duke i quajtur elemente 9 kushtet që Bundestagu vendosi për Shqipërinë.

Gjithashtu, Vasili thotë se të gjitha këto janë kushtet shumë të forta të Bundestagut në të mirë të Shqipërisë që as nuk mund të anashkalohen dhe as mund të quhen ‘elementë’.

“Është e qartë që Soreka u ngatërrua që i quajti kushtet elemente, po perse??”

Postimi i plotë:

Kryesuesi i Delegacionit Europian në Tiranë Soreka dje duke folur në media për Rezolutën e Bundestagut gjerman ‘çuditërisht u ngatërrua’ dhe tha se kushtet e qarta gjermane sipas tij na qenkan elemente.

Kushtet gjermane janë dhe mbeten të tilla dhe këtë nuk e luan topi.

Që Shqipëria ka bërë regres të rëndë e të rrezikshëm pas vitit 2017 e këndej dhe kushtet vetëm janë shtuar edhe këtë nuk e luan topi.

Që Shqipëria mbeti në mënyrë të turpshme pas Maqedonisë së Veriut as këtë nuk e luan topi.

Që Shqipëria është në krizë të rëndë politike, që Shqipëria nga faktor stabiliteti në rajon është shndërruar në gjeneruese tensioni, që Shqipëria e Edi Ramës bën votime moniste ku rilindja fiton 100 %, janë fakte qe nuk i luan topi.

Që disa… ndërkombëtarë kane mbyllur sytë përpara zhbërjes së shtetit të së drejtës, të zgjedhjeve të lira, të lulëzimit të krimit, të trafiqeve dhe të parave të pista, janë fakte që nuk i luan topi.

Të gjitha këto janëe kushtet shumë të drejta dhe të forta të Bundestagut në të mirë të Shqipërisë që as nuk mund të anashkalohen dhe as mund të quhen ‘elementë’.

Është e qartë që Soreka u ngatërrua që i quajti kushtet elemente, po perse??

Ja deklarata e Sorekës që tha:

‘Ndërkohë kemi dhe disa elementë të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, natyrisht janë elementë që janë ‘ kushte të përgjithshme, që janë elementë që duhen përmbushur pikërisht përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave.’

Ja dhe përcaktimet në rezolutën e Bundestagut që flet qartë për kushte si në mbledhjen e parë hapëse ashtu edhe për 7 kushte në Mbledhjen e Dytë që duhet të plotësohen dhe vetëm atëherë negociatat hapen dhe bashkë me to edhe kapitujt:

A; ‘Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria’.

B); ‘Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave përmes kapitujve të parë të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria’.

 

(K.H/Faxweb.al)

Etiketa: negociatatpetrit vasili
Pas

“Lajm i mirë është se po piqen…”, kujt ja drejton mesazhin e koduar Presidenti Meta

Para

Basha mbledh Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar në selinë blu/ Ja për çfarë do diskutohet

Para
Basha mbledh Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar në selinë blu/ Ja për çfarë do diskutohet

Basha mbledh Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar në selinë blu/ Ja për çfarë do diskutohet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.