15:56 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjermania vendos kushte të reja për Shqipërinë, arrijnë në 12

15:36 | 26/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Negociatat/ Zbulohen kushtet e forta të Gjermanisë për Shqipërinë:  Të nisin ndjekjet penale…

Bundestagu gjerman nis diskutimet për Shqipërinë në orën 20.00 në një debat të parashikuar prej afro 30 minutash. Bundestagu pritet të vendosë për paketen e amendimeve të paraqitura nga grupimet CDU/CSU dhe SPD  të cilat kanë vendosur 9 kushte për Shqipërinë për hapjen e procesit të negociatave të vendit tonë me BE.

Në parim, Qeveria Federale duhet të aprovojë negociatat e pranimit me Shqipërinë në Këshillin Evropian më 17 dhe 18 Tetor 2019 vetëm me kushtin që konferenca e parë e pranimit të mos zhvillohet derisa Qeveria Federale të ketë përcaktuar se disa kushte janë përmbushur nga Shqipëria. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Supreme duhet të jenë në gjendje të punojnë dhe të funksionojnë duke u kompletuar me një numër të përshtatshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Duhet të miratohet reforma zgjedhore e cila të sigurojë transparence të plotë të partive për financimet në zgjedhje. Konferenca e dytë e pranimit është planifikuar të zhvillohet dhe kapitujt e parë të negociatave do të hapen vetëm pasi të jetë zbatuar ligji për reformën zgjedhore dhe të fillohet procedura penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar se kanë kryer një vepër penale. Prokurorët publik  duhet të fillojnë procedurat ligjore kundër atyre që janë të lidhur me blerjen e votave në zgjedhje.

Ata gjithashtu kërkojnë përparim të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë rastet kundër zyrtarëve të vjetër dhe politikanëve. Këto përfshinin hetime proaktive, ndjekje penale, kur është e përshtatshme, dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gjithashtu, duhet të ketë një përparim të prekshëm në reformën administrative,

Ne bundestag janë paraqitur dhe pritet te diskutohen sot sic shihet dhe nga faqja zyrtare e Bundestagut edhe  tre kushte të reja nga Partia e të gjelbërve, edhe pse një përfaqësues i kësaj force politike Manuel Sarrazin një ditë më parë kritikoi grupimet më të mëdha në politiken gjermane. Të gjelbrit kanë depozituar tre kushte për Shqipërinë, kushti I parë, të krijohen strukturat e pavarura gjyqësore sic parashikohet në kushtetutë, Kushti i dytë, Krijimi i agjencive të speializuara për të kuftuar krimin dhe korrupsionin dhe I treti  përmirësimin e rekordeve të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë në nivele të larta.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do ta informojë këtë të enjte në një deklaratë qeveritare Bundestagun për samitin e 28 dhe 29 qershorit të BE.

Në këtë samit do të kërkohet konsensus për reformën e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS) dhe veçanërisht për direktivën Dublin III. Në samit do të flitet edhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE. (lexo këtu 9 kushtet fillestare)

(F.GJ/ Faxweb.al)

Etiketa: 12 KUSHTET PER NEGOCIATAT12 KUSHTET PER SHQIPERINEARRIJNE NE 12 KUSHTET PER SHQIPERINEbundestagu gjermanshtohen kushtet e gjermanise ndaj shqiperise
Pas

Fevziu apo Rudina? Jonida Shehu flet për konkurrentin më të fortë të ekranit

Para

Plagosën me thikë 39-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit në Kamëz, në kërkim një tjetër

Para
Sherr mes grupeve në Laç, tre të plagosur me armë zjarri (DETAJET)

Plagosën me thikë 39-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit në Kamëz, në kërkim një tjetër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vrarë

Belinda Balluku inspekton punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në Theth

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Zegjineja makthi i Gaz Bardhit: Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…


Raport i Policisë Tiranë: Arrestime dhe Procedime për Raste të Ndryshme Penale

Durrës/Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.