08:39 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjermania zgjat kontrollet kufitare me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën

15:56 | 04/12/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjermania zgjat kontrollet kufitare me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën

Gjermania po zgjat kontrollet e përkohshme kufitare me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën deri më 15 dhjetor, njoftoi të hënën Ministria e Brendshme.

Zakonisht nuk ka kontrolle të rregullta kufitare ose kontrolle dokumentesh në asnjërin prej kufijve të Gjermanisë pasi të gjitha vendet, duke qenë në zonën Shengen, lëvizin pa viza.

Por, në përpjekje për të ndaluar migrimin e paautorizuar, Gjermania ka rivendosur kontrollet kufitare përgjatë kufijve të saj jugorë dhe lindorë.

Një zëdhënës i ministrisë i tha DPA-së të hënën se zgjatja e kontrolleve kufitare do t’i raportohet Komisioniz Evropian në Bruksel, por kontrollet pritet të vazhdojnë, veçanërisht përgjatë kufirit gjermano-polak.

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, urdhëroi policinë të fillojë të kryejë kontrolle përgjatë kufirit me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën më 16 tetor.

Kontrolle të ngjashme përgjatë kufirit gjermano-austriak kryhen që nga viti 2015.

Që nga 16 tetori, rreth 3.300 hyrje të paautorizuara janë zbuluar në kufirin me Poloninë dhe 1.100 hyrje të paautorizuara janë parandaluar, tha zëdhënësi.

“Kjo do të thotë se këto masa po funksionojnë dhe do të vazhdojnë të veprojnë kështu,” tha ai duke shtuar se “nëse dikush kapet në kufi dhe e bën të qartë se dëshiron të aplikojë për azil, ai përgjithësisht lejohet të hyjë në vend”.

Qëllimi i përgjithshëm i kontrolleve është “të ndalojë kontrabandën gjithnjë e më të paskrupullt dhe brutale të migrantëve”, shtoi zëdhënësi i ministrisë./ REL

Pas

Lufta, si shpërndarja e informacioneve nga vendngjarja në rrjete sociale ndikon në shëndetin mendor

Para

Terroristi në Paris me probleme të shëndetit mendor

Para
Terroristi në Paris me probleme të shëndetit mendor

Terroristi në Paris me probleme të shëndetit mendor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr i madh në malin Vastak, flakët dalin jashtë kontrollit gjatë natës

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe perspektivën ekonomike të vendit

Rinumërimi u mbyll/ Pritet certifikimi i rezultateve të Tiranës, Elbasanit, Fierit e Durrësit

Shpresat për armëpushim në Gaza pas 21 muajsh luftë, Netanyahu viziton SHBA-në

Ngërçi politik në Kosovë, sot seanca e 43-të për konstituimin e Kuvendit

Heqja e bizneseve të zaptuara në Lungomare, nis aksioni

Zbatimi i tarifave të reja tregtare, Trump nis nga sot letrat për partnerët tregtarë

Përfundon pa akord raundi i negociatave mes Izraelit dhe Hamasit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.