Lajmi i dhimbshëm se trajneri Luis Enrique humbi vajzën e tij 9-vjeçare u hap me shpejtësi të madhe. Ish-trajneri i Spanjës dhe i Barcelonës po kalon një moment shumë të vështirë dhe të gjithë solidarizohen me të në këtë moment të vështirë.
Real Madridi ka respektuar dhimbjen e madhe të Enriques duke mbajtur një minutë heshtje para fillimit të seancës stërvitore për ditën e sotme. Rivaliteti mënjanë, futbolli duhet të sjellë bashkimin ndërmjet njerëzve jo të sjellë përçarje.
Minuto de silencio por el fallecimiento de la hija de @LUISENRIQUE21. pic.twitter.com/AumERETwmk
— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) August 30, 2019