Deputeti demokrat, Ervin Salianji, mes tensioneve që kanë përfshirë seancën e sotme plenare, gjatë 20 minutave të pushimit të kërkuara nga PS-ja, ka dalë para mediave me një gjest simbolik.
Salianji ka sjellë në ambientet e Kuvendit një peshk, për të simbolizuar deklaratën e ambasadorit amerikan, Donald Lu.
Salianji tha se në morinë e këtyre deklaratave, i vetmi peshk i madh që u kap është ky që mund të shihni në foto.
“Doja ta fusja në sallë, por nuk u lejova. I vetmi peshk i madh që u kap, është ky që kappa unë,”-tha Salianji para gazetarëve.
(F.G/Faxweb)