Ndeshja mes Dortmund dhe Monakos u ndërpre pasi një bombë rrezikoi jetën e futbollistëve të klubit gjerman.
Por tifozët e të dyjave ekipeve kishin filluar të mbushnin shkallët e “Signal Iduna Park” për të ndjekur këtë sfidë dhe vetëm pak çaste më vonë u informuan se ky takim nuk mund të zhvillohej.
Nga ana e tifozërisë së Monakos ka ardhur një gjest mbështetës për atë çka kishte ndodhur me skuadrën rivale.
Mbështetësit francezë u ngritën në këmbë dhe së bashku kënduan në mbështetje të klubit gjerman.
Bomba shpërtheu 10 kilometra larg stadiumit dhe si pasojë futbollisti Marc Bartra përfundoi në spital.
Në të tilla kushte nuk mund të luhej takimi dhe për këtë arsye është vendosur të luhet nesër në orën 18:45. (M.D/ Shuplaka)