Qeveria greke ka nisur të bëjë bilancin e viktimave dhe indetifikimin e tyre. Ditën e sotme, kryeministri grek Alexis Tispras, ishte në një vizitë e kosnideruar e ‘fshehtë’ nga mediat greke, në fshatin bregdetar të Matit. Në këtë takim Tispras, foli me banorët e zonës dhe për mënyrën se si do të rindërtohet sërish ky vend.
Mirëpo duket sikur asgjë nuk ka mbaruar, pasi mediat greke vazhdojnë të publikojnë pamje të tjera të njerëzve të cilët u ndeshën me zjarrin e tmerrshëm të disa ditëve më parë.
Nga pamjet e transmetuara nga mediat vedase shihen banorët e fshatit të Matit të cilët u janë larguar flakëve në një zonë pranë shkëmbinjëve.
Në video shihen njerëzit e alarmuar të cilët përpiqen të telefonojnë për ndihmë. Nuk mungojnë as të qarat e fëmijëve dhe paniku që është krijuar prej kësaj situate. Nënat mbrojnë fëmijët duke i mbajtur pas vetes, e ndërkohë era e fort e bënë edhe më të vështirë qëndrimin pranë shkëmbinjëve, duke krijuar vështirësi edhe në frymëmarrje.
(E.V/Faxweb.al)