Një qen 6 vjeçar ishte shoqëruesi i pandashëm dhe i vetëm i një të moshuare e cila nuk kishte askënd në jetë pas vdekjes së bashkëshortit.
Sapo e moshuara ishte kthyer nga pazarat e ditës, ka gjetur në shtëpi qenin e ngordhur, e mesa duket kjo ka bërë që zemra e saj të mos i rezistoj dot asaj çfarë pa, duke u ndarë nga jeta.
“Ajo ishte shumë e dashuruar me të dhe zemra e saj nuk mundi të përballonte goditjen kur e gjeti këlyshin të ngordhur në shtëpi”.
Deklarata e bërë për Cronache Maceratesi nga vajza e Rosa Marcantoni, nga Civitanova Marche (Macerata), nuk lë asnjë dyshim për ndjenjën e thellë që e lidhte të moshuarën me qenushin e saj, shkruan Tgcom24.