14:14 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gjici fushatë edhe përmes futbollit: Nëse bëhem deputet mbështetja do të jetë edhe më e madhe

11:28 | 01/05/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjici fushatë edhe përmes futbollit: Nëse bëhem deputet mbështetja do të jetë edhe më e madhe

Ashtu si e njoftuam edhe dje Safet Gjici do të kandidojë sërish nën siglën e PS-së për një vend në Parlament.

Duke dhënë një intervistë për një të përditshme sportive Gjici u shpreh se nëse ai zgjidhet deputetë mbështetja për futbollin do të vijojë.

 “Kukësi do bëjë rrugë të gjatë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare. Kudo që të jem unë, skuadrës nuk do i mungojë mbështetja. Madje në vazhdim do të jetë edhe më e madhe. Ne këtë sezon luftojmë për titullin dhe besojmë që do të shpallemi kampionë.

Pasi kemi kaq kohë që investojë, kemi kaluar shumë ture në Europë, kemi thyer rekorde, tashmë obligimet e mia do të jenë 10-fish më të mëdha, jo vetëm për qytetin, por krejt qarkun e Kukësit”, u shpreh numri një i klubit.

AKUZAT E PARTIZANIT:

Gjici ka gati kundërakuzat për Partizanin. Ai e thotë hapur se janë të kuqtë që janë favorizuar nga arbitrat, madje hapur fare.

“Turp për deklaratën e drejtorit të Partizanit dhe të klubit të tyre! Të gjithë e panë se si e morën penalltinë me Tiranën. Arbitri ishte ‘pro’ tyre. Ai 11-metërsh prishi lojën, pasi bardheblutë po luanin shumë mirë. Ata të shohin problemet e tyre, pasi marrëdhënien me arbitrat e kanë ata dhe jo ne.

Në Kukës u bë një ndeshje, në të cilën ata mendonin që të merrnin një rezultat në favor të tyre, por nuk ia arritën dot, pasi ndodhi e kundërta. Ne shohim punën tonë dhe ndeshjet tona, ata e kanë filluar kampionatin me arbitrat, por fakti është që i kanë favorizuar që nga ndeshja me Tiranën, e më parë nga Jemini. Por ne nuk kemi thënë asgjë, nuk kemi folur.

Por do vijë dita që ne do flasim për të gjitha rastet që gjyqtarët kanë favorizuar Partizanin. E keni parë ndeshjen e tyre në Gjirokastër si e fituan? Partizani ka që në fillim të kampionatit që merret dhe bën presione ndaj gjyqtarëve, ndaj këta arbitra i kanë favorizuar. Gjithsesi ne do flasim kur ta shikojmë të arsyeshme”, u shpreh numri një i verilindorëve.

MODELI I TIFOZËVE

Ai u mor edhe me sjelljen e tifozëve, ndërsa tha: “I keni parë ndeshjet tona? Për aq vite që unë jam në krye të klubit, nuk kanë ndodhur kurrë trazira apo përplasje tifozësh. Në Kukës ne nuk kemi bërë presione dhe i kemi mirëpritur të gjithë, ndërsa tifozët e Partizanit kanë ardhur e kanë dëme në stadium, duke thyer stolat. Kukësi do jetë një klub model në të gjitha drejtimet”.

GJYQTARËT E HUAJ

Pas kërkesës së Partizanit që ndeshja me Kukësin të gjykohet nga të huaj, presidenti deklaron se është kundër. “Nuk ka qenë praktikë në kampionatin tonë, por kjo nuk do të thotë se e kam problem. Në këtë pikëpamje, them që s’jam dakord për gjyqtarët e huaj. Unë s’kam asnjë problem me arbitrimin, sido që të jenë: shqiptarë apo të huaj.

Por nëse do të kërkonin të gjitha klubet arbitra të huaj, do bëhej mishmash i paparë. Partizani flet për arbitrat, kur në fakt janë të favorizuar prej tyre, kur ata nuk fitojnë dot në fushë. E kemi parë Jeminin që ka favorizuar Partizanin, ia dha ndeshjen në tavolinë. E patë me Tiranën se çfarë ndodhi? Unë nuk dua të flas për arbitrat, pasi ne do shohim punën tonë, do luftojmë fort dhe në fushë”, shtoi Gjici.

APELI PAS KANDIDATURËS

Presidenti u bëri thirrje tifozëve që ta përkrahin ekipin në 5 javët e mbetura. “I bëj thirrje tifozerisë dhe qytetarëve që të mbështesin Kukësin në këto javë të mbetura, pasi vetëm kështu mund të shpallemi kampionë. Unë u premtoj atyre që të rrinë të qetë dhe të jenë pranë ekipit, pasi Safet Gjici ka qenë dhe do jetë në krye të klubit të Kukësit dhe do ta mbështesë atë maksimalisht. Ekipin do ta fuqizojmë akoma edhe më shumë”, përfundoi numri një i Kukësit.

 

Etiketa: gjicisafet gjicisport
Pas

1 Maji i Punëtorëve, Avokati i Popullit rendit arsyet pse s’është ditë feste, apel autoriteteve

Para

HOROSKOPI MUJOR MAJ 2017

Para
HOROSKOPI. 10/12/2016

HOROSKOPI MUJOR MAJ 2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Elbasan/ Kthen lokalin në kazino ilegale, arrestohet 31-vjeçari në Belsh

Maqedonia e Veriut/ Kryeministri Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

Lavrov takohet me Kim Jong Un, Koreja e Veriut riafirmon mbështetjen e saj për veprimet ushtarake të Rusisë

Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale

I kërkuar në Belgjikë, kapet në Kapshticë 31-vjeçari shqiptari

Granit Xhaka me të ardhmen e pasigurt, ish-trajneri i PSG-së e shikon si prioritet

“Vendi që e adhurova”, erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman i 2 korrikut të ambasadave

Lideri suprem i Iranit kërcënon të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Hapja e ambasadës gjermane/ Werner Daum: Ndodhi diçka e bukur, lindi liria! Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.