Gjigandi botëror Lufthansa Industry Solutions vjen zyrtarisht në Shqipëri më blerjen e shoqërisë Applications Managment Development me seli në Tiranë,që ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit e që do të njihet në të ardhmen nën emrin Lufthansa Industry Solutions.
AMD tashmë si një pjesë e Lufthansa Industry Solutions, synon të bëjë pjesë të stafit të rinj të talentuar të diplomuar në fushën e teknologjisë së informacionit, që synojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare në Shqipëri.
Drejtori i përgjtihsëm i Lufthansa Industry Solutions Bernd Apel, u shpreh se kjo kompani ndjek një strategji të qëndrueshme rritjeje me qëllim përbushjen e kërkesave gjithnjë e më shumë në rritje për shërbimet e IT, ndërsa shtoi se synimi është zgjerimi i kompanisë brenda dy ose tre viteve.
“ ‘Lufthansa Industry Solutions’ ndjek një strategji të qëndrueshme rritjeje, me qëllim përmbushjen e kërkesave gjithnjë e më shumë në rritje për shërbimet e IT-së”.Me blerjen e AMD-së, tashmë për herë të parë, kemi mundur të sjellim në kompani, ekspertizë të shtuar nga tregu i jashtëm. Cilësia e punës së AMD, na ka bindur që në krye të herës. Ne e kemi krahasuar Shqipërinë me vende të tjerë të Evropës juglindore. Potenciali këtu është shumë mirë. Targeti ynë është të kemi vendndodhjen këtu, dhe punonjësit tanë të jenë pranë shtëpisë së tyre, dhe ndërkohë të angazhohen përmes Lufthansa Industry Solutions në komunitetin e IT në Evropë. Brenda dy ose tre viteve synojmë të zgjerojmë kompaninë tonë në Shqipëri”
AMD u bë pjesë e Lufthansa Industry Solutions me një ceremoni ku morën pjesë drejtues të kompanisë Lufthansa, anëtarë të kabinetit qeveritar, përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik, rektorë të universiteteve publike dhe private, gazetarë dhe drejtues të mediave, punonjës të AMD. Ceremonia u përshëndet nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, të cilët vlerësuan maksimalisht praninë në Shqipëri të Luftansa Industry Solutions, si një degë e një prej brandeve më të suksesshme jo vetëm të Gjermanisë por tashmë të një rangu botëror.
AMD u themelua në mars të vitit 2017 dhe që prej fillimit e deri më sot ka ofruar shërbime IT për kompaninë Lufthansa Industry Solutions. AMD tashmë si një pjesë e Lufthansa Industry Solutions, synon të bëjë pjesë të stafit të rinj të talentuar të diplomuar në fushën e teknologjisë së informacionit, programimit që synojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare në Shqipëri.