Pvarësisht përplasjeve në distancë mes tyre, kryebashkiaku i Vlorës dhe deputeti socialist Damian Gjiknuri, janë bashkuar në rastin e sëmundjes së aktivistes së aprtisë socialiste, Sara Alushaj. Ata kanë postuar në rrjetet e tyre sociale duke kërkuar që qyutetarët t’i vijnë në ndihmë të resë e cila po lufton me sëmundjen e rëndë.
Kujtojmë se Damian Gjiknuri dhe Dritan Leli kanë qenë vazhdimisht në përplasje në distancë, që prej momentit kur kryebashkiakur i Vlorës, nuk pranoi të linte postin e tij dhe të kandidonte si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. Ndërsa janë bashkuar për rastin e aktivistes socialiste për të cilën thonë se ka kontribuar shumë gjatë fushatës elektorale dhe për këtë arsye duhet t’a ndihmojnë që të kurohet për sëmundjen që ka.