23:56 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Gjiknuri makinë elektorale dhe zyrtar që mban ngarkesë të lartë pune, Ahmetaj i vetmi ministër që i heq frikën Edi Ramës”

11:27 | 28/08/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Gjiknuri makinë elektorale dhe zyrtar që mban ngarkesë të lartë pune, Ahmetaj i vetmi ministër që i heq frikën Edi Ramës”

Padyshim që ata analistë që kanë komentuar shpalljen e qeverisë së re ditën e djeshme nga Edi Rama, bien dakord në një pikë: pa surpriza dhe totalisht në shërbim të vetes së tij kryeministër.

Mero Baze, ndryshe nga të tjerët, sjell detaje që për publikun ndoshta janë jo dhe aq të njohura, edhe pse nuk dihet sa afër të vërtetave janë, lidhur me figurat e ministrave të rinj.  Tre ”musketjerët” e qeverisë sipas Bazes janë Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi që kanë marrë më shumë se gjysmën e qeverisë, bazuar sipas tij në ”suksesin e tyre elektoral dhe qetësinë që i krijojnë në punë” Ramës.

Analisti afër Ramës me qëndrimet e tij të shpeshta shkruan se ”të tre ish ministrat që kanë thuajse gjithë pushtetin janë figura luajale me shumë faktorë politikë brenda PS dhe jashtë saj, janë shumë familjarë me botën e biznesit, përfshi dhe dhe oligarkët e mëdhenj të Shqipërisë dhe të lidhur me shumë je dhe me botën e shtypit.”

”Prurjet e reja në qeveri, të cilat në shumicë janë femra, duket se vijnë më shumë për shkak të skemës që Rama ka në kokë për barazinë gjinore, se sa për identitetin e tyre…Sot imazhi i femrave që ka promovuar Edi Rama, janë drejtoreshat e tij, në tërësinë e tyre, të bukura, arrogante shpesh kokëboshe dhe nga pak hajdute.”, shkruan për përfaqësimin e grave në qeveri Baze.

Për Damian Gjiknurin

Gjiknuri është një makinë elektorale dhe zyrtar që mban ngarkesë të lartë pune.

Për Blendi Klosin

Klosi është një personazh shumë i pranuar brenda PS, që po ashtu ka përballuar një betejë elektorale të vështirë përballë LSI në Berat.

Për Arben Ahmetajn

Ahmetaj është ndoshta i vetmi ministër që i heq frikën Edi Ramës nga bota e vështirë e financës dhe ekonomisë me lehtësinë që ka, “për të thënë, mirë të bëhet mirë”. Ai pati sukses të ndjeshëm në shifrat e nancës dy vitet e fundit që mori Ministrinë e Financave, përmirësoi rritjen ekonomike, stabilizoi disa faktorë makroekonomikë dhe relaksoi raportet me FMN. Plus kësaj, ai i mbijetoi një beteje të paparashikuar elektorale në Kavajë, duke mbajtur PS në kuotat e saj, edhe pse rreziku për të humbur gjithçka ishte gati nga grryerja prej efektit “Rroshi” në Kavajë, që u pa me atë që ndodhi me Bashkinë.

Për Fatmir Xhafajn

Fatmir Xhafaj ishte i vetmi që dihej se ishte ministër dhe ka qenë ministër në hije dhe gjatë kësaj kohe që i ka përgatitur Edi Ramës skemën e re të organizmit të Ministrisë së Brendshme, duke u fokusuar shumë tek Vettingu i policisë, lidhjet e forta të policisë me komunitetin dhe përmirësimi i imazhit në bashkëpunimin me partnerët Perëndimorë.

Për Lindita Nikollën

Lindita Nikolla është rikonfirmuar jo vetëm për suksesin elektoral në Lezhë, por dhe faktin që ka kompletuar ndërkohë reformën në arsim duke e bërë atë funksionale dhe të prekshme për çdo student.

Për Niko Peleshin

Niko Peleshi, i cili ishte në një farë mënyre një kancelar i qeverisë “Rama1”, ka marrë përsipër Bujqësinë, sektorin më jetik të vendit dhe thuajse e vetmja shpresë që kemi për mbijetesë ekonomike. (V.G/SHUPLAKA)

Mero Baze, djathtas nga lart-poshtë: Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi

 

 

 

 

Etiketa: Arben Ahmetajblendi klosiDamian Gjiknuriedi ramamero bazeqeveria
Pas

Kush do të jetë Kapiteni i Kombëtares? Përgjigjet tekniku Panucci

Para

”Qeveri kryeinjorante e Europës”, Vasili tregon shkrirjen ”më injorante” të dy ministrive

Para
”Rama nuk iu pyeti, a do t’i tërheqë LSI-ja MINISTRAT?”, përgjigjet Petrit Vasili

''Qeveri kryeinjorante e Europës", Vasili tregon shkrirjen ''më injorante" të dy ministrive

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.