14:34 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjiknuri në Përmet: 5 milionë dollarë investime për ujësjellsin, pas 30 muajve 24 orë për qytetin

09:58 | 12/01/2018
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjiknuri në Përmet: 5 milionë dollarë investime për ujësjellsin, pas 30 muajve 24 orë për qytetin

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në cilësinë e deputetes së zonës, inspektuan kantierin e punimeve për rehabilitimin e ujësjellësit të qytetit të Përmetit. Investimi i qeverisë kap vlerën e rreth 5 milionë dollarë. Sipas kontratës, brenda 30 muajsh investimi do të mundësojë furnizimin me ujë 24 orë duke i dhënë zgjidhje kështu një problematike mbi 25 vjeçare. 

“Jemi këtu në një nga investimet shumë të rëndësishme të qeverisë shqiptare për Bashkinë e Përmetit që është rrjeti i ri i ujësjellësit, përfshirë dhe këtë depozitë që po punohet këtu. Është një investim që kap një vlerë rreth 5 milion USD, zgjidh përfundimisht çështjen e ujit në Bashkinë e Përmetit duke siguruar ujë 24 orë. I ftoj qytetarët që deri në fund të Janarit, vullnetarisht të bëjnë lidhjen në mënyrë legale me rrjetin e ujësjellësit kudo që ata janë sepse qeveria në Shkurt do të fillojë masat për kontrollet sëbashku me autoritetet vendore. U bëj thirrje të gjitha bashkive që të bëhen pjesë e kësaj reforme të rëndësishme.  Qeveria shqiptare do ta marrë këtë rrisk për të investuar siç po investon edhe në Përmet por që këto investime të bëhen të qëndrueshme duhet që të gjithë qytetarët shqiptarë ta paguajnë ujin”, theksoi ministri Gjiknuri. 

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në cilësinë e deputetes së zonës vuri theksin tek mbajtja e premtimit që i është bërë qytetarëve të Përmetit. 

“E rëndësishme është që ne e mbajtëm premtimin dhe sot jemi këtu për të ndjekur punimet. Do të vazhdojmë të jemi deri në fund të zbatimit të projektit, derisa çdo qytetar i Përmetit të ketë në rubinetin e vet atë që dëshiron, gjënë më të rëndësishme, ujin”, u shpreh Kumbaro.

Edhe kryebashkiaku i Përmetit Niko Shupuli u shpreh optimist për ecurinë e këtij investimi të garantuar nga qeveria qendrore.

“Afati kohor është gati 30 muaj që do të përfundojnë punimet por kam besimin që do të përfundojnë më përpara duke i dhënë zgjidhje përfundimisht një ndër problematikave kryesore që kanë patur banorët e Përmetit, furnizimit me ujë të pijshëm”, nënvizoi kryebashkiaku. Duke ju referuar reformës në sektorin e ujit të pijshëm, ministri Gjiknuri u bëri një apel kryebashkiakëve në gjithë vendin që të miratohen nga ndërmarrjet e ujësjellësave skema lehtësuese për shlyerjen e borxheve të mbartura të familjarëve. 

“Dua tu bëj thirrje edhe bashkive që të miratojnë skema lehtësuese për borxhlinjtë e vjetër apo njerëzit që kanë akumuluar borxhe për shkak të mungesës së interesit apo fatkeqësisht edhe punës jo të mirë të ujësjellësave dhe bashkive përkatëse. Çfarë do të thotë? Skema lehtësuese njësoj siç bëmë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për ti shtrirë borxhet e vjetra në vite, për ti dhënë mundësinë qytetarëve të mos rëndohen përnjëherë me pagesën e faturave që ujit që janë të akumuluara me vite. Është shumë e rëndësishme, kjo është në dobi të qytetarëve, pagesa e ujit është siguri për furnizimin me ujë. Nuk ka rrugë tjetër! Po nuk e paguam ujin ashtu siç e paguajmë edhe energjinë elektrike qeveria shqiptare do ta ketë të pamundur të kryejë gjithë ato investime të nevojshme për të gjithë ato zona të Shqipërisë të cilat fatkeqësisht akoma nuk kanë një rrjet modern të ujësjellës/kanalizimeve”, nënvizoi Gjiknuri. (J.V/Faxweb)

Pas

”Kush është deputetja e re e Kuvendit”, Bashkim Fino nxjerr huq mediat

Para

Anëtari i Kryesisë së PD-së “shpërthen” ndaj Bashës: Baza s’na kërkoi martesë me LSI-në, po shkel statutin! (VIDEO)

Para
Anëtari i Kryesisë së PD-së “shpërthen” ndaj Bashës: Baza s’na kërkoi martesë me LSI-në, po shkel statutin! (VIDEO)

Anëtari i Kryesisë së PD-së "shpërthen" ndaj Bashës: Baza s'na kërkoi martesë me LSI-në, po shkel statutin! (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raport i Policisë Tiranë: Arrestime dhe Procedime për Raste të Ndryshme Penale

Durrës/Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Shpërthim bombol gazi në Ishull Shëngjin, 64-vjeçarja dërgohet në spital

Tragjedi në plazhin e Zvërnecit, turist i huaj mbytet në det

Tragjedi në Elbasan, 33-vjeçari gjendet i pajetë dyshohet mbidozë heroine

Berisha: Përparësi absolute ka denoncimi i farsës elektorale! Kompletimi i këtij procesi është jetik për demokracinë shqiptare

Berisha: Farsa elektorale e zhveshi lakuriq Altin Troplinin! Ndaj dhe një nga rekomandimet e Këshillit të Europës është reformimi i Skapit të partisë

Skandali 36 mijë euro/ Berisha: Endri Fuga mori avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën! Kjo aferë mbrohet nga Altin Troplini

Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve që transportojnë emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për t’iu dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Mbushja e kutive të votimit/ Berisha: PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme dhe nuk do të njihen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.