21:42 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Gjiknuri në Singapor: Investoni në Shqipëri, mund të kthehemi në një vend eksportues të energjisë elektrike

10:37 | 19/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Gjiknuri në Singapor: Investoni në Shqipëri, mund të kthehemi në një vend eksportues të energjisë elektrike

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka mbajtur një fjalim rasti para investitorëve në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve Singapor-Shqipëri, gjatë vizitës që po zhvillon në Singapor në kuadër të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri  Edi Rama.

Duke u ndalur tek fusha e energjitikës, Ministri Gjiknuri theksoi se Shqipëria vazhdon ende të jetë vend importues neto dhe konsumi vjen gjithnjë e në rritje. “Gjithsesi, ne kemi shumë potenciale për tu shfrytëzuar edhe në shtimin e burimeve të reja hidro. Kemi gjetur format e duhura për të nxitur edhe investimet në këtë fushë. Por, duke qenë se jemi 100% të varur nga burimet hidrike, ne po promovojmë edhe burimet e tjera alternative të energjisë. Kemi miratuar tashmë një plan për të incentivuar investimet për gjenerim energjie nga dielli dhe nga era”, tha ministri Gjiknuri. 

Ministri Gjiknuri u shpreh se në pak vite Shqipëria do mund të kthehet në një vend eksportues të energjisë elektrike. “Për këtë qëllim ne jemi duke investuar në fushën e interkonjeksioneve me vendet fqinje. Kemi funksionale një linjë me Greqinë dhe me Malin e Zi. Kemi përfunduar linjën me Kosovën dhe po fillojmë ndërtimin e linjës 400 kV me Maqedoninë. Pra, çdo energji e prodhuar në Shqipëri mund të tregtohet në rajon por edhe më tej në Evropë”, u shpreh ai ndërsa ju referua më tej edhe reformave në kuadër të efiçencës së energjisë. 

Sipas tij, Shqipëria ka potenciale edhe në fushën e naftës dhe gazit dhe  në fushën kryesore të naftës në vend po ushtron aktivitetin e saj tanimë kompania kineze Jeojade Petroleum ndërsa me rëndësi është prezenca e kompanisë prestigjoze SHELL e cila gjithashtu ka zgjeruar aktivitetin në Shqipëri në kërkimin e naftës. “Rritja e sasisë së naftës së nxjerrë në vend dhe konkretizimi i projektit të gazsjellësit TAP që ofron dhe mundësinë e përdorimit të gazit, krijojnë kushtet për zhvillimin më të madh të industrive, përfshirë rafinimin”, tha ai ndërsa njoftoi se Shqipëria po përfundon masterplanin e gazit që do të jetë një udhërrëfyes për gazifikimin e vendit. 

Ministri Gjiknuri u ndal më pas edhe tek fusha e industrisë minerare ndërsa tha se ekzistojnë mundësi investimi pavarësisht rënies së çmimeve të mineraleve në tregjet ndërkombëtare. Me interes sipas tij është kërkimi i mineralit të nikelit ku vlerësohet se ka rezerva të konsiderueshme.

Intervista:

Çfarë parashtruat para sipërmarrësve në Singapor?

Potencialet që ka vendi jonë në fushat  energjitike, pra në fushën e gazit, naftës,  potencialet në fushën e energjisë elektirke  apo edhe sektorit minerar dhe industria e lidhur me to. Singapori dihet që është një nga qendrat më të rëndësishme financiare në botë dhe interesi nga kapitali është i madh, kuptohet këtu ishte një prezantim i përgjithshëm por edhe kontaktet  pas konferencës ishin shumë intensive ku disa kompani shprehën interesin në lidhje me ato ç’ka parashtuam me mundësitë potencile që ka vendi jonë.

Cilat do të jenë prioritetet e ministrisë që ju drejtoni për këtë vit?

Në momentin  ë flasimë është konsolidimi në sektorin e elektro-energjitikës pra fillimi dhe vazhdimi i investimeve masive në sektorin shëpërndarjes, fillimi për punën të linjës së interkonjeksionit me Maqedoninë dhe ky është një projekt i rëndësishëm. Thithja e mëtejshme e projekteve  dhe fondeve nga Bashkimi Europian apo nga inistucionet fiananciare për eficencën në energji  dhe kalimi  i gjithë paktës ligjore që ka të bëjë me energjitë e rinovueshme dhe promovimi i disa burimeve të tjera alternative siç është dielli dhe era për periudhën e mbetur por edhe sistemet alternative të kursmit të energjisë. Ministria e Energjisë ka shumë fusha që po i ndjek me shumë sukses  dhe realaisht jemi të kënaqur  që në këtë 4-vjeçar mundëm të stabilizojmë një sektor jashtëzakonisht të dëmtuar, totalisht të falimentuar dhe të hapim rrugën emëtjeshme të investimeve në të gjitha fushat.

Do kemi investime nga sipërmarrës të huaj që do të zgjedhin  për të investuar kryesisht në sektrin e energjitikës?

Patjetër që vazhdon dhe në vitin e shkuar ne organizuam me sukses disa procedura me investitorë të huaj u përfshimë në këto inestime, që besojmë që do të vazhdojmë në këtë linjë dhe faktin që një nga komapnitë e mëdha kinze bleu  një kompani e cila operonte në fushën e naftës në Shqipëri , është një sinjal i mirë. Do të thotë që kapitali i huaj ka besim tek potencialet energjitike të Shqipërisë. Këto janë një ogur i mirë. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: Damian GjiknuriSingapor
Pas

Aksident i rëndë në Tiranë, mjeti përplas për vdekje këmbësorin në Kombinat

Para

Donte të korruptonte policing me 500 lekë, arrestohet 22-vjeçari në Korçë

Para
Donte të korruptonte policing me 500 lekë, arrestohet 22-vjeçari në Korçë

Donte të korruptonte policing me 500 lekë, arrestohet 22-vjeçari në Korçë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.