21:00 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Gjiknuri nga Finiqi: Reformat e të bërit shtet nuk duhet në ndalen, njerëzit presin 18 qershorin për të votuar

09:57 | 09/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjiknuri nga Finiqi: Reformat e të bërit shtet nuk duhet në ndalen, njerëzit presin 18 qershorin për të votuar

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, njëkohësisht i deleguar i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga deputeti i zonës Andrea Marto ishte në Bashkinë e Finiqit ku inspektoi dy projekte investimi, aksin rrugor Dermish-Memoraq dhe ujësjellësin Navarice-Memoraq-Dermish. Dy veprat publike sëbashku janë financuar nga Buxheti i Shtetit përmes Fondit për Zhvillimin e Rajoneve ndërsa vlera e tyre shkon në 1.5 miliard lekë të vjetra. 

Kryebashkiaku i Finiqit, Leonidha Hristo deklaroi se punimet për këto dy vepra po ecin normalisht dhe shumë shpejt do të përfundojnë duke i shërbyer komunitetit të disa fshatrave.

“Aksi i rrugës Dermish-Memoraq është 2.8 kilometra dhe është financiar përmes një fondi prej 995 milion lekë të vjetra. Paralelisht po investohet edhe në një vepër të dytë që është ajo e ujësjellësit me rrjedhje të lirë që i shërben tre fshatrave të zonës. Gjej rastin të falenderoj qeverinë për vëmendjen e treguar ndaj Finiqit”, u shpreh Hristo. 

Ministri Gjiknuri tha se investimet që po ndodhin si në infrastrukturën rrugore ashtu edhe atë energjitike apo në ujësjellës shërbejnë për të përmirësuar jetën e banorëve të këtyre zonave por njëkohësisht tregojnë vëmendjen e qeverisë veçanërisht për këto zona minoritare. 

“Në këto momente, këto janë edhe një tregues më shumë se qeveria jo vetëm funksionon por sa i rëndësishëm është stabiliteti i Shqipërisë, sa i rëndësishëm është legjitimiteti i qeverisë shqiptare dhe sa e rëndësishme është bërja sa më shpejt dhe në kohën e duhur e zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit. Kjo, në mënyrë që reformat e të bërit shtet, reforma kaq të rëndësishme të mos ndalen. Shqipëria ka zgjedhur rrugën evropiane, rrugën e reformave dhe këto janë treguesit, këto janë ato që pret popullata. Njerëzit presin ditën për të votuar në 18 Qershor dhe unë garantoj popullatën këtu dhe kryetarin e Bashkisë së vëmendja e qeverisë do jetë e vazhdueshme për të sjellë investime të tjera që këto zona punëtore i meritojnë”, nënvizoi ministri Gjiknuri. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Pas

Demarkacioni i kufirit me Kosovën, Mali i Zi i gatshëm për zgjidhje: Ne po presim me durim

Para

Xhensila Myrtezaj ka datëlindjen, urimi i veçantë i Bes Kallakut: Të du më shumë se domatet (FOTO)

Para
Xhensila Myrtezaj ka datëlindjen, urimi i veçantë i Bes Kallakut: Të du më shumë se domatet (FOTO)

Xhensila Myrtezaj ka datëlindjen, urimi i veçantë i Bes Kallakut: Të du më shumë se domatet (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.