19:21 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Gjiknuri nga Vlora: Kërkesa për qeveri teknike e PD-së absurde dhe anti-kushtetuese

10:51 | 30/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjiknuri nga Vlora: Kërkesa për qeveri teknike e PD-së absurde dhe anti-kushtetuese

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri nga Vlora  gjatë një takimi me studentët  u shpreh se kërkesat e Partisë Demokratike nga çadra për qeveri teknike janë absurde dhe anti-kushtetuese.

 “Vlora ka shumë arsye për të votuar Partinë Socialiste në mënyrë masive në zgjedhjet e 18 Qershorit. Ajo që po ndodh në Vlorë është një ndryshim epokal sepse vlonjatët e kanë ëndërruar. E kanë shkruar historinë me gjak dhe janë nga zonat që kanë qenë realisht jashtë vëmendjes së qeverive. Ajo çka po ndodh në Vlorë këto 4 vitet e fundit është transformuese por mbi të gjitha i jep shpresë të rinjve vlonjat”, u shpreh Gjiknuri.

Në vlerësimin e tij, Vlora ka një përspektivë të mrekullueshme falë investimeve të qeverisë së Kryeministrit Edi Rama. “Kemi nxjerrë synimin tonë që ta bëjmë Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm të Shqipërisë. Ajo duhet të jetë kryeqendra e dytë e Shqipërisë pasi i ka të gjitha mundësitë. Duhet që të gjithë bashkëmoshatarëve tuaj tua shpjegoni se çfarë po bën qeveria në Vlorë. Duhet ti merrni ata dhe të votoni për Partinë Socialiste sepse duhet ta garantojmë këtë rrugë zhvillimi e të mos e lëmë në mes”, nënvizoi Gjiknuri.

Ai shtoi më tej se  njerëz në Shqipëri, që pavarësisht se nuk reflektojnë shpirtin popullor, apo shumicën e asaj që ndjejnë shqiptarët, duan ta frenojnë këtë zhvillim duke krijuar kriza artificiale.

“Siç është futur opozita në çadër dhe kërkon atë që është absurde: ik ti që të vi unë, dua të bëj qeveri teknike se nuk i fitoj dot zgjedhjet. Jo, kjo është antikushtetuese. Zgjedhjet janë pronë e popullit dhe nuk janë pronë e partive. Partia Socialiste, pavarësisht se çfarë do të bëjë opozita, ka detyrën ligjore dhe detyrimin kushtetues që të hyjë në zgjedhje dhe të kërkojë mbështetjen e shqiptarëve. Kështu na ka mandatuar populli dhe është ai që gjykon. Nuk gjykojnë një apo dy individë që shikojnë shanset e tyre të marxhinalizuara për të marrë peng një vend të tërë duke thënë nuk do hyjmë në zgjedhje. Ne do shkojmë drejt zgjedhjeve për të përmbushur detyrimin kushtetues dhe për të mos e lënë në mes të rrugës ëndrrën e shqiptarëve, ëndrrën e vlonjatëve, e cila nëse vendi do të hynte në një rrugë tjetër të pashkelur do të vihej në rrezik”, u shpreh Gjiknuri. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Damian Gjiknurifushatevlore
Pas

Shkatërrimi i bandës së xhihadistëve kosovarë në Itali, zbulohet objektivi i sulmit të tyre

Para

IRONIA E JETËS/ U tall me të, fati i Lilës në Greqi mbetet në dorën e priftit

Para
VIDEO JO E ZAKONTË/ Futbollistët e Kombëtares ‘tallen’ me besimin e krishterë në prani të imamit

IRONIA E JETËS/ U tall me të, fati i Lilës në Greqi mbetet në dorën e priftit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

PS përmbysi rezultatin në Dibër 3:2 krahasuar me 2021, ja kush hyn në Parlament nga lista e hapur e socialistëve

Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji në një pallat, arrestohen 2 persona në Tiranë

Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

Numërimi drejt fundit, Berisha: 11 maji ishte farsë elektorale, PD do nisë betejën për mbrojtjen e votës

Berisha: Nuk ka fitore nga PS. Zgjedhjet janë grabitur!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.