12:31 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjiknuri nuk e priti në takim ministrin kosovar, Ndreu: Pal Lekajn e kam mik…

10:09 | 06/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjiknuri nuk e priti në takim ministrin kosovar, Ndreu: Pal Lekajn e kam mik…

Deputeti Pjerin Ndreu ka folur në ‘’Fax News’’ në lidhje me qëndrimin e tij për tarifën e vendosur për kalimin në ‘’Rugën e Kombit”.

Ndreu u shpreh se ai dhe kolegë të tjerë socialistë janë pro uljes së tarifës për banorët vendas, ndërsa tha se mirëmbajtja e rrugës ka koston e saj.

Po ashtu ai ka akuzuar dhe qeverisjen e shkuar, që sipas tij vodhën 230 milionë euro, duke e lënë rrugën në kushte skandaloze.

“Jam pro kërkesës së kuksianëve për uljen e tarifës,. Shumica e parave, 230 milionë euro, që janë paguar nga shqiptarët për ndërtimin e Rrugës nuk kanë shkuar atje. Të gjithë ata që e njohin mirë atë rrugë, nga Uzina e Bakrit deri në Morinë është një katastrofë, një kombinim rruge që as në Sierra Leone nuk e gjen.

Në Kosovë rruga është e mbrojtur nga kafshët që mund të bëhen burim aksidente, në Shqipëri nuk ka asnjë kusht të tillë, duke shkaktuar hera herës dhe aksidente. Rasti i rrëshqitjes së tokave në Rreps është një skandal. Vetë banorët e Kukësit duhet që të jenë të interesuar që ajo rrugë duhet të mbahet, pikësëpari sepse kjo rrugë iu shërben fillimisht atyre.

Mjeti nuk është gjithnjë mjet jetese, dhe kjo do të thotë se nuk preket e gjithë popullsia nga vendosja e tarifës”, u shpreh Ndreu.

I pyetur nga gazetarja Armela Ferko në lidhje me 11 kuksianët që qëndrojnë në burg Ndreu u shpeh: Nuk mund të ngatërrohen protestuesit e ligjshëm me protestuesit e dhunshëm. Qarqe politike kanë tentuar me disa element që të ç’rregullojnë situatën. Ata njerëz që kanë kryer akte të dhunshme duhet që të përgjigjen para ligjit. 1 mijë personat që ishin në protestë nuk i ka prekur njeri. Që në fillim të herës unë dhe kolegë të mi socialistë janë shprehur për uljen e tarifës, nëse unë shkoj katër herë në vit në Kukës si turist duhet që të paguaj.

Nga ana tjetër Ndreu ka folur dhe për këshilltarët e bashkisë së Kukësit që u përjashtuan nga Partia Socialiste: Nëse ata janë shprehur kundër vendosjes së tarifës, atëherë përjashtimi i tyre është i gabuar. Në rast se ata kanë nxitur aktet e dhunës, atëherë vendimi është i drejtë.

Ndërkohë për faktin se ministri Gjiknuri nuk priti në takim ministrin e transporteve në Kosovë, Ndreu tha se Kosova nga ana e saj po përgatitet të vendosë tarifë: Unë e di që Kosova është duke e diskutuar dhe vetë vendosjen e një tarife, dhe mos t’iu vijë çudi kur kjo të ndodhë. Ata e kanë mbyllur investimin e tyre në rrugë, dhe nuk ju nevojiten më fonde për të rindërtuar rrugën, ndërsa nga ana jonë rruga është katastrofë. Zotin Pal Lekaj e kam shumë mik, ndoshta axhenda e ministrit Gjiknuri ka qenë shumë e ngjeshur dhe prandaj nuk ka pasur një takim.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Sulmi në universitetin turk, autori: I vrava se ishin gylenistë

Para

11 protestuesit në burg, çfarë po bëhet jashtë për t’i ndihmuar

Para
11 protestuesit në burg, çfarë po bëhet jashtë për t’i ndihmuar

11 protestuesit në burg, çfarë po bëhet jashtë për t'i ndihmuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kina evakuon mijëra qytetarë nga Irani dhe Izraeli

Izraeli paralajmëron reagim të fortë: Ministri i Mbrojtjes thotë se Ajatollah Khamenei nuk mund të qëndrojë më në pushtet pas sulmeve iraniane

Ministri i Jashtëm i Iranit viziton Stambollin gjatë fundjavës

Përplasjet brenda BE mbi konfliktin Izrael-Iran: Von der Leyen nën kritika për qëndrimin e saj

Ministri rus i Ekonomisë pranon: Rusia po përballet me rrezikun e një recesioni

Sulmet iraniane shkaktojnë pesë të plagosur rëndë në Tel Aviv

Irani akuzon OKB-në: Po veproni si aleat i Izraelit!

Kriptomonedhat e sekuestruara, drejt një fondi për fëmijët në nevojë – UNICEF dhe Agjencia e Pasurive nisin bashkëpunimin

Zëdhënësi i Kremlin paralajmëron: Ndërhyrja e SHBA në konfliktin Izrael-Iran do të përshkallëzonte ndjeshëm situatën

Operacioni “Koordinata” në Shkodër: Zbulohen dhe asgjësohen mbi 5900 bimë narkotike, procedohen zyrtarë lokalë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.