05:38 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Gjiknuri takim me bordin e kompanisë shtetërore holandeze: Partneriteti mes “Gasunie” dhe “Albgaz” do të jetë një shtysë e rëndësishme

15:25 | 31/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjiknuri takim me bordin e kompanisë shtetërore holandeze: Partneriteti mes “Gasunie” dhe “Albgaz” do të jetë një shtysë e rëndësishme

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti sot në takim një delegacion të kompanisë shtetërore të gazit në Hollandë “Gasunie”. Grupi kryesohej nga shefi ekzekutiv Han Fennema dhe përbëhej nga anëtarët e bordit drejtues Rene Oudejans, Ulco Vermeulen,  Annie Krist, z. Hans Coenen dhe  Wim Groenendijk.

Ministri Gjiknuri njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet e fundit në Shqipëri sa i takon infrastrukturës së gazit. Ai vlerësoi si mjaft të rëndësishëm faktin se projekti i Korridorit Jugor të Gazit, pjesë e të cilit është edhe Gazsjellësi TransAdriatik, tashmë po bëhet realitet. Gjiknuri shtoi më tej  se ndërtimi i gazsjellësit në territorin shqiptar po ecën normalisht dhe sipas parashikimeve.

Po kështu ministri u ndal tek puna që po bëhet me synim gazifikimin e vendit. Ai njohu drejtuesit e kompanisë “Gasunie” me ecurinë e punës për përfundimin e Masterplanit të Gazit në Shqipëri, studimit të fizibilitetit dhe evidentimin e projekteve kryesore të investimit. Qeveria shqiptare ka miratuar tanimë ngritjen e kompanisë shtetërore të gazit Albgaz e cila do të ketë një rol të rëndësishëm në procesin e gazifikimit. 

Në këtë linjë, drejtuesit e kompanisë “Gasunie” shfaqen gatishmërinë e tyre për të vendosur një partneritet me kompaninë shtetërore shqiptare “Albgaz” ashtu sikurse shfaqen interes për tu njohur me planet e projekteve kryesore në kuadër të zhvillimit të infrastrukturës së gazit në Shqipëri.
Ministri Gjiknuri theksoi se partneriteti mes “Gasunie” dhe “Albgaz” do të jetë një shtysë e rëndësishme për të marrë përvojën dhe eksperiencat më të mira me synim përmbushjen e objektivit të gazifikimit të vendit.

Në këtë takim bashkëbiseduesit u ndalën më pas tek projektet e tjera të cilat në vijim të gazsjellësit TAP mund të ndryshojnë edhe më tej hartën energjitike të Shqipërisë, mes tyre ai i gazsjellësit Jonian-Adriatik (IAP). (J.V/Shuplaka)

 

amina

Etiketa: damian gjuknurigazi
Pas

Haradinaj nesër para gjykatës franceze, Serbia do të shpalosë akuzat

Para

Detaje nga plagosja e minatorit në Martanesh, u zu poshtë nga masivi shkëmbor (VIDEO)

Para
Detaje nga plagosja e minatorit në Martanesh, u zu poshtë nga masivi shkëmbor (VIDEO)

Detaje nga plagosja e minatorit në Martanesh, u zu poshtë nga masivi shkëmbor (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.