07:55 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjiknuri takon ish-ushtarakët: Rritje pensionesh dhe paketë solidariteti

10:30 | 18/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjiknuri takon ish-ushtarakët: Rritje pensionesh dhe paketë solidariteti

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Qershorit, Drejtuesi Politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri bashkëbisedoi me një përfaqësi të ish-ushtarakëve me të cilët diskutoi për problematikat me të cilat ndeshen

“Çfarë kemi vënë në projektet tona katër vjeçare dhe që është e shkruar edhe në manifestin tonë elektoral. Çdo vit, sa herë të ketë rritje ekonomike, të ketë edhe rritje graduale të rrogave dhe pensioneve. Nëse le të themi do ketë 3% rritje, kjo rritje të shpërndahet tek shtresat në nevojë dhe tek pensionistët. Kjo krijon një mundësi më shumë për të patur një rritje graduale”, theksoi Gjiknuri.

Më tej, ai u ndal edhe tek një tjetër pikë e programit të Partisë Socialiste për shpërblimet në kuadër të paketës së solidaritetit. “Do të ketë edhe një paketë solidariteti prej 70 deri 100 mijë lekë të vjetra në vit si shpërblim mbi shtesën natyrale që do pësojnë pensionet”, garantoi Gjiknuri.

Referuar problemeve të ngritura nga ish-ushtarakët, Gjiknuri u shpreh i gatshëm që të ndërhyjë për adresimin e disa prej tyre.

“Është një pjesë e legjislacionit që duhet parë. Nuk patëm mundësi këto muajt e fundit pasi edhe situata politike nuk na ndihmoi. E di që për shërbimet e sigurisë kishit disa çështje për të cilat ishit të merakosur e që duhen riparë. Probleme që do ti shikoj personalisht nesër me Ministrin e Brendshëm apo me të tjerë, në mënyrë që me legjislacionin e ardhshëm ti bëjmë realitet”, premtoi ai.

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli u shpreh i bindur se kjo kategori sociale do të mbështesë fuqimisht Partinë Socialiste në 25 Qershor.

“Jam i bindur se ne jemi këtu sepse jemi mbështetësit e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Nuk mjaftojmë vetëm ne pasi jemi njerëz të një shtëpie, duhet që të gjithë të trokasim derë më derë për tu thënë të gjithëve se e duam Vlorën. Duam që projekti i madh i ndryshimit të Vlorës të ketë atë që të gjithë presin, ndryshimin rrënjësor dhe tërësor të këtij qyteti”, u shpreh Leli. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Damian Gjiknuripensionistettakim
Pas

Incidentet në fushatë, Zguri: Të zbardhen, është koha për maturi dhe seriozitet

Para

I thyejnë xhamat dhe i shpojnë gomat e makinës, kryetarit të fshatit Fierzë

Para
I thyejnë xhamat dhe i shpojnë gomat e makinës, kryetarit të fshatit Fierzë

I thyejnë xhamat dhe i shpojnë gomat e makinës, kryetarit të fshatit Fierzë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.