Damian Gjiknuri ka folur përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik ku foli për gjërat që është rënë dakort mes palëve dhe atyre ku kanë ngecur biseditmet.
Sipas Gjiknurit, mazhoranca ka pranuar një sërë propozimesh të opozitës, ndërsa nuk është gjetur dekordësi për çështjen e administratës zgjedhore dhe kolegjit zgjedhur, ndërsa për numërimin dhe votimin elektronik PS, sipas tuij është gati ta implementojë në gjithë vendin nëse bie dakort ODHIR-i.
Ky i fundit tha socialisti, ka deklaruar që duhet bërë testi në 10% të votuesve, ndërsa nëse bie dakort për testimin në gjithë vendin nga ana e ODHIR-it, PS do të bie dakort.
“Së pari diskutuam edhe për sistemin elektoral të propozuar nga Hajdari dhe ramë dakort që çështja e sitemit të trajtohet në fazën e dytë të reformës. Mendoj se faza e parë do jetë miratimi i paketës ligjore, dhe kur të fillojë faza e dytë do të jetë koha kur të gjitha palët të shprehen. Faza e dytë do të ketë ligjin për financimet e partive dhe atë për referendum. PS është e hapur për të trajtuar edhe çështje të tjera. Dy janë propozimet kryesore, identifikimi elektronik dhe reformimi i administratës zgjedhore. Për të parën vullneti ynë ka qenë i qartë, dhe ne morëm përsipër qoftë identifikimin dhe votimin elektronik.
Ju drejtuam zyrtarisht ODHIR që na tha se duhet të implementohet gradualisht jo më shumë se 10% votimi dhe numërimi elektronik, ne po tentojmë ta çojmë edhe më shumë se aq dhe ta zgjedh PD. Ore kam një sfidë tjetër, hajde t’i drejtohemi ODHIR dhe ta bëjmë 100% po hoqi ai dorë nga qëndrimi i parë. Mund të vihen në rrezik zgjedhjet, dëshira është e madhe, por nuk vihet me kushte se vetëm kjo i zgjidh të gjitha problemet. Edhe administrata jo politike që ofruam kompromis. Kemi ofruar hapjen e çdo kutie pas nxjerrjes së rezultatit të votës. Kujtojmë se ne kur ishim në opozitë as që bëhej fjalë, ne po e ofrojmë për çdo kuti në gjithë Shqipërinë. Kush është ai i çmendur që do të mbush kutinë kur e di se do të kontrollohet?
Kjo është një transparencë që nuk e ka pasur asnjë opozitë më parë. Përfshirja e çdo qendre votimi me kamër, nëse ka shkelje, provohet përmes pamjeve. Kanë kërkuar të mos ketë prezencë rreth qendrave të votimit, e kemi pranuar kërkesën e PD. Kemi pranuar reduktimin e fiancnimeve private dhe shtim të atyre shtetërore. Kemi pranuar depolitizim 4 muaj para zgjedhjeve për qeverinë, që 4 muaj para zgjedhjeve të mos bëjë propagandë politike për punët e bëra. PD ka sjellë kërkesë për ngushtimin e rolit të qeverisë për komisionet apo që mund të ndikojnë në elektorat. Tani mbetemi vetëm tek çështja e administratës zgjedhore dhe e kolegjit zgjedhor”, tha Gjiknuri. (F.GJ/FAXWEB.AL)