17:55 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gjiknurin e hoqi Rama nga ministër kur i desh qejfi”, Vasili: Të mbyllim reformën zgjedhore dhe të shkojmë në zgjedhje

16:58 | 15/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjiknurin e hoqi Rama nga ministër kur i desh qejfi”, Vasili: Të mbyllim reformën zgjedhore dhe të shkojmë në zgjedhje

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili sheh si zgjidhjen e vetme të krizës politike zgjedhjet e parakohshme.

Në studion e “FaxNews”, Vasili komentoi tryezën për reformën zgjedhore, por edhe faktin që përballë kanë Damian Gjiknurin. Sipas Vasilit, Gjiknuri është naiv që nuk ka në dorë as fatin e vet, jo më të gjithë Shqipërisë.

“Gjiknuri nuk kishte në dorë veten e tij dhe e hoqi nga ministër kur i deshi qejfi Edi Rama. Nuk e di pse janë kaq naivë dhe mendojnë se kanë fatet e vendit në dorë. Këta kanë në dorë vetëm kriminelët dhe trafikantët.

Zgjedhjet i vendos vullneti i popullit. Ekzistojnë të dhënat e prokurorisë shqiptare në një dosje të caktuar që ndodhet në dyert e SPAK, që besojmë se do të tregojë integritet. Ditën që hapet çështja penale për të, sepse Arta Marku e mbylli, e çoi dosjen “184” dhe e çoi në Dibër, vendi shpëton. Shërimi i vetëm i kësaj situate janë vetëm zgjedhjet.

Duhet mbyllur reforma zgjedhore. Zgjedhjet e parakohshme do të thotë të shpëtojnë vendin nga gremina. Nuk janë hall i opozitës, por halli i shqiptarëve. Të keqen duhet ta ndalim sot për të mirën e përbashkët. Çfarë do të presim? Të presim që të gjithë familjeve shqiptare t’iu kenë ikur të gjithë burrat, fëmijët, gratë? Kjo ndalet sot”, tha Petrit Vasili.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama ishte i detyruar të pranonte marrëveshjen e opozitës për reformën zgjedhore sepse nuk kishte rrugë tjetër.

“Nuk është mazhoranca dhe opozita që hedhin topin tek njëra-tjetra. Ka vetëm një përgjegjëse dhe ajo është mazhoranca. Në tetor kemi kërkuar krijimin e një mekanizmi jashtëparlamentar me opozitën në njërin krah dhe mazhorancën në krahun tjetër. Nuk ka hedhje topi. Pasi u përpoq të bënte të tëra manovrimet, PS u dorëzua sepse pa që nuk kishte zgjidhje tjetër.

Ne dhamë një zgjidhje, por vonuan përgjigjen për shkak të Edi Ramës. Ai është penguesi kryesor i zgjidhjes. Gjithë vonesa prej një viti ka ardhur prej Edi Ramës. Ne kemi qenë pjesë e komisionit të reformës zgjedhore në Parlament. Faktet janë shumë të qarta, kokëforte, të shkruara e zeza në të bardhë që nuk ka patur marrëdhënie interesi”, u shpreh Petrit Vasili.

Etiketa: gjiknuripetrit vasilireforma zgjedhore
Pas

Alarmohet Gjermania, ish-diplomati i saj në BE spiun i Kinës!

Para

Sylvester Stallone “gjen” sozinë në Memaliaj dhe qenka aktori i njohur shqiptar (FOTO)

Para
Sylvester Stallone “gjen” sozinë në Memaliaj dhe qenka aktori i njohur shqiptar (FOTO)

Sylvester Stallone “gjen” sozinë në Memaliaj dhe qenka aktori i njohur shqiptar (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë ruse

Ministri i Gazës dënon heshtjen ndërkombëtare: Izraeli ka kryer masakra kundër popullatës së uritur

EMRI| Detaje nga aksidenti i rëndë në Vlorë, identifikohet viktima

1 i vrarë dhe 12 të plagosur nga të shtënat masive në Karolinën e Veriut

Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete

Pusteci çel zyrtarisht sezonin veror

Vlorë/ Përplaset motorri me dy të rinj, humb jetën 19 vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.