Lindja e vogëlushit Zëri më datën 20 shkurt të këtij viti shënoi një kthesë të madhe në jetët e dy personazheve të njohur publikë, Elita dhe Gjiko.
Moderatorja e njohur dhe reperi duket se janë më të lumtur se kurrë pasi janë bërë prindër për herë të parë dhe gëzimin që ndjejnë e ndajnë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale përkatëse.
Dedikimet që i bëjnë të dy prindërit, Zërit, janë të adhurueshme, ndërkohë, së fundmi Gjiko ka bërë një të tillë që realisht është emocionues: “Krejt çka boj tash e mbas o për ty djali jem!”