6 muaj më parë, 25 vjeçarja Rexhina Debrova ndërroi jetë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit. Familjarët e Debrovës hodhën akuza ndaj mjekëve, që sipas tyre janë treguar të pakujdesshëm.
Përfundimet e autopsisë treguan se vdekja e 25 vjeçares ka ardhur nga Koagulimi. Koagulimi është një mpiksje gjaku, e cila e bën këtë të fundit të trashë deri sa thahet përfundimisht.
Për pasojë nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në mjekësi KOAGULIMI është i rralle, por më i shpeshtë te ndërhyrjet gjatë lindjes.
Ndërsa ditën e sotme, bashkëshorti i 25 vjeçares në një postim në Facebook akuzon dy mjekët Ardjan Kadaifçiu dhe Blerta Arapi për vdekjen e Rexhinës.
Ai shprehet se të dy doktorët neglizhuan rastin duke u justifikuar më mbrapa se nuk kishin se çfarë të bënin, teksa përmend se një nga mjekët i ka marrë edhe rryshfet.
“Ardjan kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vdekjen e Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart dhe më ke thënë më vrit…më ke përmendur gjithashtu mungesën e kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bër me gjilpërën..ajo gjilpërë që shpejt do të ngulet në sy..
Blerta Arapi tii njerii i zii ..ti vrasëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetem kur ajo të thoshe “Po më mbahet fryma”.
Postimi i plotë:
Erdhi ora.
6 muaj pa frymën , zërin , buzëqeshjen , jetën e Rexhinës.
Ardjan kadaifçiu dhe Blerta arapi më keni vrarë shpirtin , më keni nxirë gjakun…
Ardjan kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vdekjen e Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart dhe më ke thënë më vrit…më ke përmendur gjithashtu mungesën e kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bër me gjilpërën..ajo gjilpërë që shpejt do të ngulet në sy..
Blerta Arapi tii njerii i zii ..ti vrasëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetem kur ajo të thoshe “Po më mbahet fryma”
Sii guxovee
Erdhe tek unë e gëzuar ..i fute vet duart në portofolin tim more sa deshe nga aty e pastaj e buzëqeshur hyre brënda dhe e gjete Rexhinën të nxirë..të pajetë!
Cfarë bëre me ato para?..-ia dhe djalit tënd!
Qetësia dhe heshtja jon jan dhurata ime për ju.
Dhimbja e përgatitur për ju..do te jetë qetësia e të ardhmes time.