Një gjimnaziste nga qyteti i Librazhdit është zhdukur prej disa ditësh tashmë. Që prej të premtes së kaluar, nxënësja e shkollës së mesme “Ibrahim Muça” B.Muça i ka humbur kontaktet me familjen. Të paktën kështu lajmëron portali “infoElbasani”.
Mamaja e adoleshentes ka bërë një kallëzim penal në polici, mirëpo bardhë e blutë ende nuk kanë asnjë informacion mbi vendodhjen e saj.
Sipas familjarëve, vajza nuk ka shprehur asnjë shqetësim më parë ndërsa para se të zhdukej nuk ka lënë asnjë informacion për një largim të mundshëm të saj. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post