Në fotot e mëposhtme është viktima e krimit të sotëm në Vaun e Dejës. 27-vjeçari Gjin Boriçi (Ndoj) u gjet i vrárë me ármë zjárri në një rrugë pranë fshatit Shkjezë të Bashkisë Vau i Dejës në Shkodër. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se viktíma është identifikuar si Gjin Boriçi (Ndoj) dhe u gjet rreth orës 5 të mëngjesit.
Ende janë të paidentifikuar autorët e ngjarjes së rëndë, ndërkohë mësohet se automjeti me të cilin kanë lëvizuar është braktisur i djègur rreth 1 km larg vendit të ngjarjes, i cili figuron me targa të denoncuara që me 20 qershor, të cilat i përkasin një makine Fiat që ishin vjedhur.
Boriçi rezulton si një person me precedent kríminal në fushën e krímeve ndaj personit dhe tráfiqeve të paligjshme. Faxweb.al raportoi më parë se i riu kishte probleme me gjákmarrjen, ndërsa gazetarja e Fax News Emi Kalaja bëri me dije se 27-vjeçari ndryshoi mbiemrin për shkak të pròblemeve me krímin.
Këto mbeten dy pistat ku po heton policia, por është ende e paqartë se cili ishte shkaku që çoi në vrásjen e të riut në orët e para të mëngjesit pranë automjetit tip BMW, të cilin e kishte marrë me qira.
Policia thotë se në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa trupi i 27-vjeçarit është gjetur tre metra jashtë mjetit “BMW”.
“Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)